Kurti: Serbia nuk ka kthyer përgjigje për hapjen e arkivave për të pagjeturit
Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 17 June 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë nderim te pllaka në parkun e të pagjeturve në hapësirat e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë. Nga aty tha se Kosova i ka shkruar Serbisë për hapjen e arkivave të dokumentacionit të klasifikuar të brigadës të motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash, por deri tash nuk kanë kthyer përgjigje.
Kurti u shpreh se institucionet do të vazhdojnë të kërkojnë përgjegjësi dhe drejtësi për personat e pagjetur.
“Vendosa lule te freskëta sot më 17 qershor kur kremtojmë 80 vjetorin e lindjes së profesor Ukshin Hoti i cili ka datë të lindjes por jo të vdekjes sepse edhe vet është i rrëmbyer me dhunë nga forcat e Serbisë dhe për fatin e të cilit ende nuk dimë asgjë sot e kësaj dite . 1617 qytetarë te cilët na mungojnë dhe për fatin e të gjithëve kërkojmë të vërteten dhe përgjegjësinë dhe drejtësinë. Përkitazi me këtë dhe duke u bazuar në marrëveshjen që kemi edhe kryetari i komisionit qeveritar për personat e pagjetur, Andin Hoti, i biri i Ukshin Hotit, i ka shkruar një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku kërkon prej tij hapjen e arkivave të dokumentacionit të klasifikuar të brigadës të motorizuar 37, e cila është përgjegjëse për një mori masakrash, sidomos në rajonin e Drenicës. Pra ne angazhohemi si institucione dhe kërkojmë përgjegjësi për të pagjeturit tanë të cilët i mungojnë jo vetëm familjeve por të gjithë popullit e shoqërisë tonë”, u shpreh Kurti.
Ai shtoi se nuk kanë marrë asnjë përgjigje për hapjen e arkivave nga Serbia.
“Nga Serbia nuk kemi asnjë përgjigje për letrën, të cilën e ka dërguar Andin Hoti për hapjen e arkivave atje, në mënyrë që të merret vesh e vërteta dhe të mundësohet drejtësia.”, tha Kurti.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar edhe shtëpinë Muze të Prof. Ukshin Hotit, në shënimin e 80- vjetorit të lindjes së tij, si dhe ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nga Universiteti “Ukshin Hoti”, në Prizren, në shënimin e 80- vjetorit të lindjes të tij.
Të tjera
-
Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LD...
-
Kushtoi afër 4 milionë euro, Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla...
-
Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë
‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë n...
-
NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër
Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve A...
-
Aderim i ri në NISMA, Limaj thërret konferencë për media
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nesër do të mbajë konferencë për media. P...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës “’Ukë Bytyçi’’ në Suharekë, Kurti: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë d...
-
Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e...
-
Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë
Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan Lidhja Demokratike ...
-
Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump
Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ...
-
Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konve...
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...