Lajme

Hoti: Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë

Autori: Elvira Haxhiu 18:08 | 16 June 2023

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi sipas Hotit, në vend që Kurti të komunikojë vazhdimisht me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen policët e rrëmbyer në Leposaviq, ai sipas deputetit të LDK-së po ankohet në Forumin e Prespës.

“Tre zyrtarë policorë ia kanë kidnapuar brenda territorit të Kosovës. Në vend që të jetë 24 orë në komunikim me partnerët ndërkombëtarë derisa të lirohen ata, si dhe të siguroj mbështetje ndërkombëtare për dënimin e Serbisë për këtë akt agresioni, Kryeministri ligjëron e ankohet në Forumin e Prespës. Ky kryeministër i papërgjegjshëm duhet të dorëhiqet menjëherë”, ka shkruar ish-kryeministri Hoti në Facebook./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera