Mbledhja e Komisionit për Siguri, pozita kërkon që ta vizitojnë veriun, opozita do që fillimisht të vlerësohet situata
Autori: Gazeta inFokus
12:32 | 16 Qershor 2023
Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, kanë propozuan që të vizitohen katër stacionet policore në veri të vendit, por që u kundërshtua nga partitë opozitare.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, propozoi që si Komision për Siguri të bëjnë një vizitë në veri të vendit.
Kundër këtij propozimi ishte kryetari i Komisionit, Bekë Berisha.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, kërkoi fillimisht mendim profesional nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës.
“Unë mendoj se t’i bëjmë kërkesë drejtorit të policisë dhe të na jap një mendim profesional apo një vlerësim të situatës se a mundemi me shkuar atje. Ne së paku duhet t’u krijojmë kushte më të mira atyre policëve”, tha Qalaj.
Për kidnapimin e tre zyrtarëve policor, foli edhe Bekë Berisha, kryetari i Komisionit.
“Unë solidarizohem me familjet e zyrtarëve të kidnapuar nga xhandarmëria serbe, një gjë nuk po e kuptoj nga Qeveria. Pse duhet me u thënë grupe kriminale njerëzve që punojnë me rrogë, që janë duke punuar me urdhra e me detyra të caktuara. Shteti i Serbisë ka vrarë e ka bërë gjenocid në Kosovë, se kur t’i thuash grupe kriminale, Vuçiqi thotë se ato janë grupe kriminale dhe unë nuk mundem me i ndalë”, u shpreh Berisha.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































