Rozë

Modelja e njohur shfaqet mahnistëse në rrugët e Nju Jorkut

Autori: Gazeta inFokus 10:41 | 16 June 2023

Hailey Bieber dukej mahnitëse teksa doli në Nju Jork të enjten mbrëma për të festuar një vjetorin e markës së saj të kujdesit të lëkurës ‘Rhode’.

Bashkëshortja e këngëtarit të famshëm, Justin Bieber, tregoi trupin e saj të nxirë dhe të tonifikuar me një fustan shumë të shkurtër në ngjyrë rozë.

Fustani kishte një dekolte të hapur dhe mjaft seksi si dhe një korse që i nxirrte në pah belin e hollë.

-Advertisement-

26-vjeçarja u fotografua nga paparacët teksa ecte pranë apartamentit të saj në Nju Jork me një palë taka transparente.

Ndërkohë gjithë veshjen e saj e kombinoi me një çantë rozë me shkëlqim, ku me siguri kishte futur gjërat e saj më të rëndësishme.

Etiketa:
Bletaria Haxhia – Tradita familjare dhe përkushtimi ndaj bletarisë sjellin mjaltë natyral e cilësor në tryezat tuaja
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy