Lajme

Hoti: Kthim prapa, po rritet rëndësia e Rezolutës 1244 për sigurinë në Kosovë – Qeveria ta kthejë normalitetin  

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 15 June 2023
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se për shkak të mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave të Kosovës dhe mos koordinimit me ndërkombëtarët, po krijohen situata që rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhim të sfidave të sigurinë në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është kthim prapa, duke shtuar se shpreson që këto situata të mos jenë të pakthyeshme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, e cila duhet të kthejë menjëherë normalitetin në vend dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të domosdoshëm me aleatët.

Postimi i tij i plotë:

Për shkak të mungesës së rezonit shtetëror në menaxhimin e interesave shtetërore të Kosovës, ndjekjes së qëllimeve të ngushta elektorale në vendime të natyrës strategjike e të sigurisë nacionale, si dhe pa koordinim me aleatët në këto vendime, po krijohen situata që e rrisin rëndësinë e Rezolutës 1244 në menaxhim të sfidave të sigurinë në Kosovë.

-Advertisement-

Kjo përbën kthim prapa. Në qeveritë paraprake, në pamundësi që Rezoluta 1244 të anulohet formalisht në Këshillin e Sigurisë të OKB-së, është punuar me aleatët në zbehjen totale të rëndësisë së saj. Kjo qasje ka përfshirë edhe raportimin më të rrallë në OKB dhe me përfaqësim gjithnjë e më të ulët nga ana e Kosovës.

Shpresoj që këto situata të mos jenë të pakthyeshme në Qeverinë e ardhshme të Kosovës, e cila duhet të kthejë menjëherë normalitetin në vend dhe bashkëpunimin e ngushtë dhe të domosdoshëm me aleatët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera