Në Uashington flitet për sfidat e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 11 Qershor 2023
Zëri i viktimave të dhunës seksuale u dëgjua edhe në Uashington. Kosova ka qenë i vetmi vend që në takimin e pestë të nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, ka folur për sfidat, me të cilat ballafaqohen gratë dhe vajzat e dhunuara seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tregon se në fjalimin e saj ka përmendur tensionet në veri dhe traumat e shkaktuara tek kjo kategori e prekur nga lufta.
Udhëheqësja e kësaj qendre, si folëse nga Kosova, deklaron se ka ndarë praktikat e Kosovës në fuqizimin e të mbijetuarve dhe luftimin e stigmës.
Rushiti, gjatë një interviste për KosovaPress potencon se në këtë ngjarje, e cila është zhvilluar gjatë tërë javës së kaluar, ka theksuar edhe vështirësitë e vajzave dhe grave të dhunuara seksualisht nga kriminelët serbë.
Teksa në veri vazhdojnë tensionet nga protestuesit serbë, Rushiti thotë se ka përmendur edhe ri-traumatizimin e kësaj kategorie.
Takimi i nivelit të lartë për agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë është organizuar nga Departamentit të Shtetit Amerikan dhe Ambasada e Rumanisë.
Rreth 20 mijë gra e burra nga Kosova janë dhunuar seksualisht gjatë luftës së fundit në Kosovë. Për këtë krim, gjykatat vendore kanë dënuar vetëm një person me dhjetë vjet burgim.
Ndryshe, Kosova me iniciativë të presidentes Vjosa Osmani, këtë vit do të organizojë për herë të dytë forumin ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























