Lajme

KFOR-i thotë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundim të ligjit në veri

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 09 June 2023

Pas zhvillimeve në fund të muajit maj në veri të Kosovës, zëdhënësi i Shtabit, kolonel Andrea Gallieni, ka mbajtur sot një konferencë për media ku ka folur për aktivitetet e KFOR-it.

I pyetur rreth arrestimit të dy protestuesve të dhunshëm në veri, ai ka thënë se Policia e Kosovës është përgjegjëse për sundimin e ligjit

“Është e qartë që njerëzit në veri donin të protestonin në mënyrë paqësore, siç është e qartë se prapa tyre kishte grupe të organizuara për të sulmuar dhe është detyrë e Policisë së Kosovës, përgjegjëse për mbajtjen e rendit të ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe të aplikojë ligjin”, ka thënë ai ndër të tjera.

-Advertisement-

Kujtojmë se më 29 maj, 30 pjesëtarë të KFOR-it janë lënduar nga përleshja me protestues të dhunshëm serbë që kishin dalë para tri objekteve komunale në veri të vendit në mënyrë që t’i pengojnë kryetarët e rinj për ta ushtruar detyrën e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera