Lajme

Abdixhiku nuk i përjashton protestat në rrugë kundër Qeverisë Kurti

Autori: Gazeta inFokus 22:38 | 08 June 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është kryetari i parë që nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai me partinë e tij të protestojnë në rrugë, në këtë rast kundër Qeverisë Kurti.

Fillimisht, Abdixhiku në Pressing të T7 foli për trashëgiminë institucionale të LDK-së.

Ai përjashtoi që çështjen zgjidhen me gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, duke u zotuar se nuk do t’i përdor metodat e VV-së si opozitë.

-Advertisement-

Por thotë se rruga nuk përjashtohet si opsion në një situatë ku Kosova do ta humbiste sovranitetin në Veriun e Kosovës.

“Rruga e vetme është rruga unë nuk e përjashtojë si mundësi. Nuk e përjashtoj por për këtë kemi nevojë për mbështetje popullore”, tha ai.

“Nesër ndodh një situatë e re në Veriun e Kosovës kur Kosova humbë sovranitet. Por çështja e relacioneve të Kosovës me aleatat na shpie në një gjendje që më nuk ka vend për legjitimet të kësaj qeverie. Sepse populli i Kosovës nuk ka votuar që Kosova të përplaset me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Abdixhiku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera