Lajme

“Ai matrapazi…”, Abazi ia kritikon VV-së projektligjin për zgjedhjet

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 08 June 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka kritikuar Projektligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, i cili pritet të hedhet në Kuvendin e Kosovës për votim.

Abazi, nga foltorja e Kuvendit, ka kritikuar formën e përzgjedhjes së komisionerëve, teksa i ka quajtur disa nga këta të fundit “matrapazë” për devijim të votës, shkruan Gazeta Insajderi.

“Më habit fakti që tentohet të prezantohet si pozitive që nuk do të bëhet numërimi në vendvotim por do të shkohet në komunë. Në kohën e digjitalizimit nuk ka kuptim pse nuk kemi shku deri në fund që vota e qytetarit, në momentin që vendoset në fletëvotim, të lexohet nga makina digjitalizuese. Në momentin që shkon tek ai matrapazi që ka marrë pare për me ja deformu vullnetin qytetar”, ka deklaruar ndër të tjera ai.

-Advertisement-

“Demokracia shkon tu u deformu për çdo ditë në një Republikë Parlamentare siç jemi ne këtu. Ideja që ne nuk kemi arritur që ta bëjmë me shtatë zona zgjedhore, i bie që qytetari i Mitrovicës mund të votojë për të afërmin nga Kaçaniku për hatër. Kjo do të duhej që patjetër të jetë pjesë e diskutimit”, deklaroi më tej ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera