Kusari – Lila e quan qesharak mocionin e AAK-së, reagon Tahiri: E dini mirë fuqinë e AAK-së në Kuvend
Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 07 June 2023
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar mbi mocionin e filluar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Kuvend.
Ajo ka thënë se mocioni i AAK-së është i qesharak si iniciativë.
Kusari-Lila ka theksuar se mocioni në fjalë nuk mund të kalojë pasi sipas saj dihet aritmetika e numrave në Kuvendin e Kosovës.
“Kjo është qesharake në kuptimin e iniciativës, për arsye se nuk ka matematikë e cila e tregon të qëndrueshëm këtë mocion të AAK-së në raport me numrat të cilët janë në Kuvend. Sot AAK-ja e ka pasur në agjendë të Kuvendit, votimin e Rezolutës së tyre për dy-vjetorin e qeverisjes Kurti, debat ky që është zhvilluar në Kuvend. Dhe a e dini sa deputetë të tyre kanë qenë prezent, zero, as edhe një i vetëm, nuk kemi pasur se çka të votojmë. Kaq serioze është prezenca e tyre edhe opozitarizmi i tyre”, ka deklaruar Kusari Lila në RTV Dukagjini
Menjëherë ka reaguar shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri i cili thotë se mocioni është pasojë e situatës së rëndë që është Kosova.
“Ne e kemi nisur mocionin pasi mendojmë se kryeministri Kurti e ka futur Kosovën në rrugë qorre dhe jemi në një situatë krize”, ka deklaruar Tahiri.
Ai ka thënë se nuk është korrekte nga ana e Kusari-Lilës të minimizojë rolin e AAK-së në Kuvend.
“Shefja e deputetëve të LVV-së e di shumë mirë se cila është fuqia e AAK-së në Kuvend në lidhje me shumë ligje ku nevojitet shumica e kualifikuar e votave…Pa votat tona nuk mund të kalojnë marrëveshjet ndërkombëtare. Tash Mimoza po thotë se votat e AAK-së nuk kanë kurrfarë roli”, ka deklaruar ndër të tjera Tahiri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, kishte paralajmëruar se ka votat e mjaftueshme për të rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti me një mocion mosbesimi.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...