Murati: Sanksionet duhet drejtuar kah Serbia, duam rezultat të kënaqshëm për shtrirjen e sovranitetit
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 07 June 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati, e ka adresuar rrezikun potencial të sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas situatës së tensionuar në veri.
Ai tha që do të jenë në kërkim të një rezultati të kënaqshëm lidhur me synimet e Kosovës që ta shtrijë sovranitetin në gjithë vendin.
“Nuk jam në dijeni për ndonjë listë të tillë as për kredibilitet në lista të tilla prandaj edhe nuk mund të përgjigjem në lidhje me këtë çështjen mirëpo çfarë është me rëndësi të theksohet është që pika ku pajtohemi dhe duhet të pajtohemi të gjithë është që legaliteti, ligjshmëria të mbizotërojë në gjithë vendin, demokracia, vlerat demokratike, parimet e përgjithshme të së drejtave të njeriut duhet të mbizotërojnë në gjithë vendin dhe këtu pra kemi pajtueshmëri”, ka thënë Murati në konferencë për media, raporton Klan Kosova.
“Për çështje tjera pastaj janë çështje diskutimesh dhe duhet të shihet pra se si veprohet tutje në mënyrë që të kemi një rezultat të kënaqshëm dhe të arrijmë pra synimet tona që i kemi sa i përket shtrirjes dhe mbizotërimit të sovranitetit, demokracisë, ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit”.
Murati tha që sanksionet është mirë të drejtohen kah Serbia e cila vazhdimisht i ka shkelur marrëveshjet me Kosovën.
“Çka konsideroj që është e rëndësishme nëse vetëm do të diskutohej për sanksionet, do të diskutohej pra se çfarë sanksione do të duhej t’i vendoseshin shtetit të Serbisë për shkak se në vazhdimësi ka shkelur marrëveshjet për të cilat jemi dakorduar si dy palë. Pra, duke filluar nga kjo e fundit, marrëveshja e dakorduar në Ohër të cilët pala serbe refuzoi ta nënshkruante, dhe shkeljet flagrante që ka bërë në vazhdimësi duke fillu nga votimi kundër dhe lobimi për të votuar kundër te shtetet tjera për ecjen përpara në proces të anëtarësimit në Këshillin e Evropës”.
“Pra konsideroj që çfarë do të duhej ose cilat sanksione do të duhej t’i vendoseshin shteti serb”.
“Ne si qeveri e republikës jemi të përkushtuar të punojmë në mbajtjen dhe mbizotërimin e vlerave demokratike dhe kushtetueshmërisë në gjithë territorin e vendit”.
Të tjera
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...
-
Pesë zyrtarë bullgarë përfshirë presidentin vizituan Kosovën gjatë mandatit të Gudjev
Gjatë katër viteve të fundit në Kosovë, janë realizuar pesë vizita të zyrtarë...
-
42 aksidente trafiku, u regjistruan dje
42 aksidente trafiku, janë evidentuar të enjten. 10 nga to janë me të lënd...
-
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shumë kohë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka mbajtur tryezë diskutimi lidhur me katër...
-
KRU “Prishtina” njofton se të shtunën nuk do të ketë ujë në disa vende
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se do të ketë ndërp...
-
Policia shqiptoi 1.880 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Deponohen rreth 500 euro të falsifikuara në një bankë në Prizren, policia nis hetimet
Një zyrtar banke në Prizren, ka raportuar në polici se një person ka deponuar...
-
BitCoin në nivel rekord. Ja me sa dollarë këmbehet ajo
Bitcoin shënon nivele rekord të rritjes që prej zgjedhjes së Donald Trump si ...
-
Kosova mëson sot kundërshtarin për ndeshjen ‘play-off’ në Ligën e Kombeve
Sot (e premte), 22 nëntor, do të hidhet shorti për ndeshjet e ‘play-off’it në...
-
Gjendet pa ndjenja një person në Gjilan, vdes në Emergjencë- Policia nis hetimet
Një person ka informuar policinë se të enjten rreth orës 14:00, është gjetur ...
-
Rusia sulmoi Ukrainën me raketë balistike ndërkontinentale, NATO: Nuk do ‘frenojmë’ mbështetjen ndaj Kievit
Përdorimi nga Rusia i një lloji të ri rakete balistike kundër Ukrainës dje as...