Vuçiq në takim me Escobarin dhe Lajçakun kërkon formimin e Asociacionit
Autori: Gazeta inFokus 20:23 | 06 June 2023
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se është koha që autoritetet në Kosovë të përmbushin obligimet e tyre dhe para së gjithash të formojnë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas një postimi në rrjetin social Instagram, Vuçiq i bëri këto deklarata gjatë takimit në Beograd me emisarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, dhe atë të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.
“Që nga dita e parë, Serbia ka qenë konstruktive, konsistente dhe partnere e qëndrueshme në të gjitha proceset që do të çonin në ruajtjen e stabilitetit në mbarë rajonin. Porosita se është koha që Prishtina përfundimisht t’i përmbushë obligimet e saj dhe mbi të gjitha formimin e Asociacionin e komunave serbe në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit”, ka shkruar Vuçiq në Instagram dhe ka shtuar, “dua të besoj se pjesa e bashkësisë ndërkombëtare që ka ndikimin më të madh në Prishtinë ka edhe mekanizma që mund të çojnë në realizimin përfundimtar të obligimeve që Prishtina i ka pranuar dhe nënshkruar më shumë se një dekadë më parë”, transmeton Telegrafi.
Vizita e Lajçakut dhe Escobarit vjen pasi për dy ditë ata zhvilluan takime në Kosovë me krerët shtetërorë dhe përfaqësuesit e partive opozitare.
Vizita e dy zyrtarëve të lartë në Prishtinë dhe Beograd u realizua pas rritjes së tensioneve dhe protestave të serbëve lokalë, që ende po vazhdojnë në veri të Kosovës.
Emisarët kanë kërkuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të qetësojë situatën në veri, të mbajë zgjedhje të reja dhe t’i rikthehet dialogut me Serbinë.
Para se të vizitonte Beogradin, Escobar u tha gazetarëve në Prishtinë se raportet mes popullit të SHBA-së dhe Kosovës janë të forta dhe nuk do të ndryshojnë, por “disa ka disa sfida në raportet dypalëshe me kryeministrin [e Kosovës, Albin Kurti]”.
Sipas tij, rruga përpara që do të çonte në uljen e menjëhershme të tensioneve do të ishte që kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri të mos punonin nga ndërtesat komunale, të organizoheshin zgjedhjet e reja me pjesëmarrjen e serbëve dhe zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve që Kosova dhe Serbia kanë arritur më herët gjatë këtij viti.
Të tjera
-
Jeta Rafuna: Prishtina është zemra e LDK-së, bashkë do t’ia dalim fitores tonë
Jeta Rafuna kandidatja për deputete me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokra...
-
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore
Në Qendrën Ndërkombëtare Trajnuese për Kërkim Shpëtim (QNTKSh), është realizu...
-
Ndryshim i komandës në kontingjentin gjerman të KFOR-it në Prishtinë
Në qendrën e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë, sot u zhvillua ceremon...
-
Policia në Obiliq i jep mirënjohje kryetarit Xhafer Gashi
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka ndarë sot disa momente nga ta...
-
Prishtina sot renditet e 23-ta në botë për cilësinë e ajrit
Aktualisht, Prishtina radhitet në vendin e 23 në botë për cilësinë e ajrit. ...
-
Raporti 24-orësh i Policisë: Shqiptohen mbi 1700 gjoba, e arrestohen 19 persona
Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ...
-
Bedri Hamza e sjell në Kosovë themeluesin e PISA-s, zotohet se do ta rrisë cilësinë në arsim
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka marrë një përkrahje ...
-
Një familje tenton që me leje qëndrim fals të fluturojnë drejt Vjenës, kapen në Aeroportin e Prishtinës
Burrë e grua bashkë me fëmijën e tyre kanë tentuar që të fluturojnë nga Aerop...
-
Musliu mbrëmë ndezi qirinjë në Poklek: Ne nuk ju harrojmë, ne jetojmë për të kërkuar drejtësi për ju
Ganimete Musliu kandidate për deputete me numër 12 nga Partia Demokratike e K...
-
Instruktori i një autoshkolle në Mitrovicë mori para nga kandidati për kalimin e testit, arrestohen të dy
Janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi instruktori i një autoshkolle pr...
-
Zhduket një vajzë në Rahovec
Policia e Kosovës, në raportin e saj të përditshëm ka njoftuar për një raste ...
-
Tre raste dhune në familje brenda një dite: Viktimat gra, të dyshuar burrat e tyre
Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kë...