Muja krahason numrin e protestuesve me numrin e votuesve: Legjitimiteti i ulët i kryetarëve të rinj nuk po del edhe aq i ulët
Autori: Gazeta inFokus 15:29 | 06 June 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Armend Muja, ka numëruar protestuesit serbë në komunat veriore, duke thënë se janë më pak se sa votat e kryetarëve të rinj.
Sipas tij, pjesëmarrja ne protestat në komunat veriore ka qenë: Zubin Potok dhe Leposaviq nga 120 persona, ndërsa në Zveçan afër 100 persona, që në total sipas tij kanë qenë 340 persona.
Sipas tij, këta numra tregojnë që “legjitimiteti ulët i kryetarëve nuk po del edhe aq i ulët”.
“Pjesëmarrja në protestat e sotme në komunat veriore ishte kështu: Në Zubin Potok dhe Leposaviq nga 120 veta ndërkaq në Zveçan afër 100 veta. Gjithsej rreth 340. Legjitimiteti i ulët i kryetarëve të rinj nuk po del edhe aq i ulët. Në fakt më shumë kanë vota ata, së bashku 411, sesa pati protestues sot në këto tri komuna”, ka shkruar Muja në Facebook.
Protestat në veri të vendit kanë filluar nga 26 maji, pasi kryetarët e rinj shqiptarë po kundërshtohen nga serbët lokalë. Situata e tensionuar në veri të vendit kanë nxitur edhe reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e Qeverisë Kurti.
Të tjera
-
Vdes babai i ish-deputetes Besa Gaxherri
Ka ndërruar jetë Sadri Zeka, babai i ish-deputetes së Kuvendit të Kosovës, Be...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
Mësohet se një 14-vjeçar me origjinë nga Kosova është zgjuar nga koma pas dis...
-
Kurti: Synim i Serbisë mbetet hakmarrja, Kosova duhet të jetë e përgatitur për këtë
Kryeministri Albin Kurti në një intervistë për median zviceran, NNZ, tha se K...
-
“Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost” – Babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
“Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë lekësh të blej tost”? Kët...
-
Ish-anëtari: Grupi i Osmanit në ‘Guxo’ në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Ish-anëtari i Listës Guxo, Valton Dërguti, ka thënë se pas votimit të Buxheti...
-
Për tri vjet rreth 500 raste të futjes së drọgës nëpër burgjet e Kosovës
Dhjetëra persona me varësi nga droga në Kosovë. Por kjo dukuri nuk po i mb...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...