Sot hapet Panairi i Librit në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 08:13 | 06 June 2023
Sot hapet Edicioni i 23-të i Panairit të Librit në Prishtinë. Organizatorët e këtij panairi kanë bërë të ditur së në këtë edicion pritet të marrin pjesë mbi njëqind (100) shtëpi botuese nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut e më gjerë. Në panair do të prezantohen mbi dymijë botime të reja me mbi 2 mijë tituj.
Me moton “Libri triumfon”, sot do të hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit i cili mbahet në ambientet e Pallatit të Rinisë i organizuar nga Shoqata e Botuesve të Kosovës. Organizatori i këtij panairi, Edon Zeneli, i tha Radio Kosovës se në këtë panair do të prezantohen botimet e mbi 100 shtëpive botuese me mbi dymijë tituj të rinj.
“Janë mbi 80 ekspozues që prezantojnë botimet e mbi njëqind (100) shtëpive botuese, duke e bërë kështu panairin më të madh në termat e botuesve pjesëmarrës. Kemi mbi dymijë tituj të rinj nga panairi i vitit të kaluar të cilët do të jenë të gatshëm për lexuesit”, tha ai.
Po ashtu, Zeneli tha se shkrimtari shqiptar me renome botërore, Ismail Kadare, do të jetë prezent në këtë edicion të Panarit dhe vepra e tij do të jetë kryefjala e Panairit të 23-të të Librit në Prishtinë “Prishtina 2023” , ku do të botohet kompleti i veprës së Kadaresë në 7 vëllime .
“Ismail Kadare do të jetë prezent që nga dita e parë që në hapje të Panarit të 23-të. Por pashmangshëm krye-ngjarja e këtij Panairi është botimi i kompletit të veprës së tij dhe prania e tij. Ismail Kadare ka vendosur që veprën e vet letrare në 7 vëllime ta kurorëzojë pikërisht në Prishtinë në Panairin e 23-të të Librit”, tha ai.
Sipas Zenelit në këtë edicion do të jenë dhjetëra promovime librash në Sallën e Promovimeve, dhjetëra autorë në stenda që bashkëbisedojnë dhe nënshkruajnë librat e tyre për lexuesit; takime ndërmjet përkthyesve, redaktorëve, botuesve e të gjithë profesionistëve të librit.
Edicioni i 23-të i këtij panairi do të mbahet nga data 6 deri më 11 qershor në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...