Indi, hetimet paraprake: Një gabim në sistemin e sinjalizimit shkaktoi përplasjen e trenave
Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 04 June 2023
Një zyrtare indiane e hekurudhave tha se një gabim në sistemin elektronik të sinjalistikës mendohet të ketë shkaktuar përplasjen e një treni pasagjerësh me një mallrash dhe daljen nga shinat të një treni të dytë pasagjerësh. Incidentet shkaktuan vdekjen e 275 personave dhe plagosjen e 900 të tjerëve.
Ngjarja ndodhi në shtetin Odisha dhe konsiderohet si një nga katastrofat hekurudhore me numrin më të madh të viktimave në vend ndër dekada. Fillimisht autoritetet thanë se numri i viktima ishte mbi 300 vetë, por pas një rishikimi të saj, shifra rezultoi të ishte më e ulët.
Zyrtarja indirane Jaya Verma Sinha tha se do të bëhet një hetim i detajuar për të kuptuar nëse gabimi, ishte njerëzor apo teknik. Ajo tha se dy trenat me 2296 pasagjerë në bord po udhëtonin me shpejtësi normale.
Ngjarja ndodh në një kohë kur Kryeministri Narendra Modi është përqendruar në modernizimin e rrjetit hekurudhor të epokës koloniale britanike. Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të përmirësuar sigurinë, në Indi ndodhin çdo vit disa qindra aksidente hekurudhore./VOA
Të tjera
-
Majorja Manushaqe Nura largohet nga ushtria: FSK-ja do të mbetet shtëpia ime e dytë
Manushaqe Nura është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Epr...
-
Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Pri...
-
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në...
-
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris përgatisin ekipet ligjore në rast të kontestimeve të rezultatit
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Sht...
-
Elezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit sipas planit
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet...
-
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit t...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Tahiri: Tri dekada Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar...