Lajme

Escobar: Kryetarët dhe policia të largohen nga objektet komunale, urgjentisht të nisin diskutimet për Asociacionin

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 04 June 2023

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar ka ripërsëritur se kryeministri Albin Kurti duhet që të largojë kryetarët dhe policinë nga objektet komunale në tri komunat në veri.

Ai gjithashtu ka kërkuar që pas këtyre veprimeve, të nis menjëherë diskutimet për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kurti duhet t’i largojë kryetarët nga objektet komunale, duhet të largojë Policinë nga ndërtesat dhe pastaj urgjentisht,  të fillojnë diskutimet për punën e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha Escobar për “BBC Radio”.

-Advertisement-

Escobar duke folur për tensionet në veri tha se ky eskalimi i situatës ishte rezultat i pa gatishmërisë nga ana e Kosovës për të dëgjuar komunitetin ndërkombëtar.

“Për ne ka qenë e rëndësishme që të ndërtojmë besimin ndërmjet komuniteteve, përpara të gjithave dhe fatkeqësisht përpjekjet tona për tu koordinuar me Qeverinë e Kosovës u refuzuan. Nuk kishin nevojë të shkonin në ato objekte nuk kishin ndonjë vlerë dhe tashmë janë gati te zbrazura…”, tha Escobar.

Emisari amerikan më tej shoti se të dyja palët kanë përgjegjësi për shtensionimin e situatës.

Ai u ka bërë thirrje palëve që të rikthehen në dialog dhe të lëvizin përpara. /Telegrafi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera