Lajme

Kurti për zgjedhjet në veri: Së pari të ndalet dhuna dhe të zbatohet marrëveshja bazike

Autori: Gazeta inFokus 09:04 | 04 June 2023

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed.

Kurti ka treguar për pozicionin e tij lidhur me zgjedhjet në veri.

Ai tha se së pari urgjentisht duhet të ndalet dhuna, dhe të bëhet zbatimi i Marrëveshjes bazë të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

-Advertisement-

“Faleminderit për mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë gjithë viteve”, tha ndër të tjera Kurti transmeton Klankosova.tv

Bashkimi Evropian ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri.

Kjo krahas dy kërkesave tjera, pjesëmarrjen e serbëve në zgjedhje dhe nisjen e punës për themelimin e Asociacionit.

Këto kërkesa i shpalosi kryediplomati i BE-së, Josep Borrell, pas takimit që patën në Moldavi bashkë me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçoq, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe presidentin francez Emmanuel Macron..

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera