Lajme

Anëtari i PDK-së në KQZ: Të gatshëm për zgjedhje të reja në veri

Autori: Gazeta inFokus 07:03 | 02 June 2023

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka thënë se KQZ-ja është e gatshme për zgjedhje të reja në veri të vendit.

Në një lidhje direkte në Klan Kosova, ai ka thënë se i mbetet presidentes Vjosa Osmani që t’i shpallë zgjedhjet.

“Realisht ne si institucion nuk mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen, por ne gjithmonë jemi të gatshëm që detyrat dhe përgjegjësitë tona t’i kryejmë konform ligjit dhe kushtetutës”.

-Advertisement-

Gashi tha se nuk mund të paragjykoj se si do të sillen kryetarët aktualë sepse ata janë kryetarë të zgjedhur dhe ne kemi shpallur një rezultat dhe mbi atë bazë ata janë duke ushtruar detyrat e tyre.

Ai tha se i mbetet presidentes që të gjejë një datë për zgjedhjet, sepse ajo duhet t’i shpallë zgjedhjet.

“Por, i mbetet ekskluzivisht presidentes të gjejë një datë, në qoftë se ka një dakordancë të tillë rreth zgjedhjeve të parakohshme për katër komunat në veri. I mbetet presidentes që të vijë në përfundim sepse ajo duhet t’i shpallë zgjedhjet”, tha Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera