Lajme

Përfundon takimi i Listës Serbe me KFOR-in: Po presim për plotësimin e kërkesave tona

Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 31 May 2023

Ka përfunduar takimi mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të Listës Serbe, që u mbajtë në një objekt afër atij të komunës në Zveçan.

Gazetarja e T7, Blerta Zuka, raporton se përfaqësuesit e Listës Serbe nuk janë prononcuar për media, por vetëm shkurtimisht kanë thënë se do të shohin nëse do të përmbushen kërkesat e tyre.

Ndryshe, turma e protestuesve është shpërndare në orët e pasditës dhe sot nuk ka pasur përplasje mes protestuesve dhe ushtarëve të KFOR-it që gjenden rreth objektit të komunës.

-Advertisement-

KFOR ka vendosur rrethoja të hekurta rreth komunës në Zveçan, në Leposaviq dhe në Zubin Potok.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera