Lajme

Kosova nën sanksionet e SHBA-së, Kurti: Jam i brengosur, por jo i frikësuar – po përpiqemi fort të gjejmë rrugëdalje

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 31 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i brengosur, por jo  i frikësuar pas sanksioneve të SHBA-ve ndaj Kosovës, që përcollën zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Kurti në Bratislavë ka thënë mesazhi i SHBA-së ishte i fortë dhe se po përpiqen që të gjejnë rrugëdalje.

“Ju pyetët a jeni i frikësuar, apo i brengosur. Jam i brengosur gati gjithë kohën, po nuk frikësohem. Sepse prapë është përshkrim i punës që të mos frikësohem, por të brengosem. SHBA-ja ka përçuar një mesazh të fuqishëm, po përpiqemi fort që të gjejmë rrugëdalje, dhe rrugëdalja nuk duhet të jetë rrugë e lakuar, por një hekurudhë. Dy shina, dy binarë së pari të dalim nga kriza në veri, që do të thotë sundim i së drejtës: turma ose kthehet në Serbi, ose burgoset në Kosovë dhe pastaj të ulim praninë e policisë në objekte komunale dh normalizojmë situatën.

-Advertisement-

Binari i dytë është zbatimi i shpejtë i pakushtëzuar i marrëveshjes që jemi dakorduar”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera