Lajme

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci: Nuk do të dal në zyrë derisa të stabilizohet situata

Autori: Gazeta inFokus 18:13 | 30 May 2023

Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë.

Ai tha se ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit.

Peci tha se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.

-Advertisement-

“Nuk kemi pasur kësi lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos me u shkaktua ndonjë ekses, jo mos me u lajmërua (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.

Peci shtoi se nuk do të shkojë në Komunë derisa të stabilizohet gjendja.

“Ta shohim sipas gjendjes, nëse stabilizohet gjendja dhe është në rregull, atëherë vazhdojmë në objektin e komunës. Nëse për momentin vazhdon kjo gjendje, atëherë do të vazhdojmë derisa të stabilizohet gjendja… Për momentin janë kushtet me vazhdua edhe prej aty për shërbime të qytetarëve”, shtoi ai.

Ditën e djeshme, kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, dhe ai i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, kanë takuar ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Protestuesit serb po kundërshtojnë hyrjen e kryetarëve shqiptarë në ndërtesat komunale.

Situata në këto komuna është tensionuar të premten e 26 majit kur kryetarët e betuar u detyruan të futën në zyrat e tyre të punës nën asistencën e Policisë së Kosovës/kp

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera