Lajme

Dy protestues serbë në rrezik për jetën pas përleshjeve me KFOR-in

Autori: Gazeta inFokus 19:31 | 29 May 2023

Si pasojë e përleshjeve mes KFOR-it dhe protestuesve serbë, dy protestues kanë marrë lëndime të rënda nga armët e zjarrit dhe janë në rrezik për jetën.

Gazeta Express ka kuptuar përmes burimeve se njëri nga të lënduarit është Dragisa Galjak nga Mitrovica Veriore, i cili po trajtohet nga kujdesi intensiv.

Serbët e Mitrovicës pretendojnë se dy të plagosurit, lëndimet i kanë marrë gjatë përleshjeve me Policinë e Kosovës.

-Advertisement-

Megjithatë, ndonëse ende e paqartësuar zyrtarisht, burimet e Gazetës Express bëjnë të ditur se ata janë lënduar gjatë përleshjeve me KFOR-in.

Ndërkohë, raportohet se ka të lënduar edhe mes ushtarëve të KFOR-it.

Gazeta Express ka raportuar përmes burimeve brenda institucioneve të sigurisë se të lënduar kanë mbetur së paku 20 ushtarë të KFOR-it.

Ministri i jashtëm i Italisë, Antonio Tajani ka reaguar duke thënë se mes 11 ushtarëve të lënduar italianë, tre kanë marrë lëndime të rënda.

Ndërkohë, ambasadorët perëndimorë kanë reaguar me shpejtësi duke bërë thirrje për uljen e tensioneve dhe duke i dhënë përkrahje forcave të KFOR-it. /GazetaExpress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera