Lajme

Majko reagon për Veriun, paralajmëron se rezultati final mund të dalë gabim

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 29 May 2023

Mëngjesin e sotëm në veri të vendit janë rikthyer tensionet që kishin nisur të premten e javës që shkoi, pasi kryetarët e rinj të komunave veriore u futen brenda objekteve komunale nën përcjelljen e policisë, raporton Express.

Lidhur me situatën në veri gjatë të premtes kishte reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke treguar se qëndron krah SHBA-së lidhur me atë që po ndodh në veri të vendit.

Sot ka shkruar edhe ish-kryeministri shqiptar dhe një prej figurave kryesore të Partisë Socialiste, Pandeli Majko.

-Advertisement-

Majko ka shkruar se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë për ta shfrytëzuar situatën.

Ai tutje ka potencuar se këmbngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!”, ka shkruar Majko në Twitter.

Kryeministri Kurti është kritikuar ashpër nga SHBA lidhur me aksionin në Veri. Blinken ka deklaruar se veprimet e tilla do të kenë pasoja në raportet e Kosovës me SHBA../Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera