Rozë

Antoneta për Kiarën: Është një vajzë e mirë, por ndonjëherë tregohet arrogante

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 29 May 2023

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Antoneta ka komentuar lidhur me banorët e shtëpisë më të madhe në Shqipëri.

Ajo ka pasur një komentë edhe për Kiara Titon, duke u shprehur se ajo është një vazjë e mirë por që ndonjëherë tregohet arrogante.

“Kiara në thelb nuk mendoj se është vajzë e keqe, thjesht i fluturon mendja shumë shpejt. Pra, bëhet mendjemadhe shumë shpejt. Dhe është arrogante. Mua për shembull ta them tani më ka ndodhur në një nga situatat që kemi qenë me xhirime në Big Brother që kundrejt disa personazheve kishte një qasje sikur ishim publik. Nuk kishte atë respektin që duhet të kesh për dikë që e njeh. Pavarësisht se në një moment mund të kesh shumë popullaritet, jetës nuk i dihet asnjëherë. Në një moment mund të jesh më e kërkuara, në një moment mund të jesh e harruara. As kokën nuk e ktheu për të përshëndetur njeri, thjesht shkoi te dy-tre personat që qëndron gjithmonë. Mendoj se herë-pas-here sillet në mënyrë të tillë që të pëlqehet, bën gjëra që do publiku”, ka thënë ajo.

-Advertisement-

Antoneta gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother ka pasur në shumicën e rasteve debate të forta me banorët ku nuk ka munguar edhe debatet me Luizin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera