Lajme

Krasniqi takon tre kryetarët: Komunat do t’i kthehen normalitetit të munguar

Autori: Gazeta inFokus 20:07 | 26 May 2023

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot tre kryetarët e rinj, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi dhe kryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Krasniqi ka shkruar se tre kryetarët do të jenë në shërbim të qytetarëve për t’i përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

“Pas ceremonisë së betimit, jam pritur në takim nga tre Kryetarët e rinj, Kryetari i Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi dhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve për ti përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore”, ka pohuar ai.

-Advertisement-

Krasnqi ka shtuar tutje se, qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe Kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike.

“Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera