Lajme

Gërvalla e Osmani diskutojnë për rolin e OSBE-së Kosovë dhe zhvillimet në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 26 May 2023

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili po qëndron në Kosovë në cilësinë e shefit të OSBE-së.

Gërvalla pas takimit me Osmanin përmes një konference për media ka thënë se biseduan për zhvillimet në Kosovë, në Bashkimin Evropian (BE) dhe në botë.

Sipas saj, Osmani rolin si kryesues i OSBE-së e ka marr në një moment jo të mirë, siç tha ajo pasi Evropa po përballet me një luftë, atë Rusi-Ukrainë.

-Advertisement-

“Pata kënaqësinë e veçantë të përshëndes homologun tim nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmanin në cilësinë e tij si kryesues i OSBE-së. Biseduam për zhvillimet në Kosovë, BE dhe në botë. Biseduam për rolin e OSBE që luan sot në kontinentin tonë dhe gjithashtu rolin që ka luajt OSBE në Kosovë në të kaluarën.

…Vura në pah punën e admirueshme që OSBE bën sot në adresimin e temave të ndryshme të cilat i ndihmojnë një Kosove më demokratike… Momenti që ministri Osmani ka marr kryesimin e OSBE-së ndoshta nuk është më i miri, Evropa ndodhet në luftë. Rusia vazhdon luftën e saj agresive dhe të pajustifikueshme ndaj një shteti Evropian si Ukraina dhe prandaj sfidat janë më të mëdha në mbajtjen e një uniteti brenda OSBE-së, i cili është shumë i brishtë”, ka thënë Gërvalla.

Ministrja po ashtu theksoi se gjatë takimit me Osmanin u pajtuan që dy qeveritë kanë nevojë të bashkëpunojmë, jo vetëm në implementimin e marrëveshjeve që kanë, por sidomos në gjetjen e mënyrave tjera të bashkëpunimit mes dy shteteve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera