Deputetët me asistent personal, shtetit do t’i kushtojnë rreth 1 milionë euro në vit
Autori: Gazeta inFokus 07:52 | 25 May 2023
120 deputetëve të Kuvendit të Kosovës, me rregulloren e re, do t’u mundësohet që secili nga ta të ketë nga një asistent personal.
Konkretisht me rregulloren e të Kuvendit do të njihet si zyrtar ekzekutiv e, i cili do të merr një pagë rreth 600 euro në muaj.
120 asistentët vetëm për një muaj do t’i kushtojnë buxhetit të shtetit 72 mijë euro, kurse për një vit rreth një milionë euro.
Por, ani pse për ta do të shpenzohen mjete të shumta ky propozim ka marrë dritën jeshile nga pozita dhe opozita.
E, është pikërisht partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje e cila në kohën kur ishte në opozitë kritikonte pozitën për numër të madh të asistentëve e këshilltarëve.
Për ndryshimin e rregullores së Kuvendit dhe mundësinë që deputetët të kenë asistentët e tyre personal për Front Online, kanë folur disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Ka prej tyre që e kanë mirëpritur një vendim të tillë, por ka edhe të atillë që thonë se nëse pyeten se a dëshirojnë të kenë asistent nuk do të pranojnë.
Do të pranojnë vetëm nëse është me patjetër.
Batusha për asistentët personal: Do të na ndihmojnë shumë, ky nuk është luks
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha ka thënë për Front Online se asistenti do të ndihmojë shumë në punën e deputetit.
“Asistenti është një gjë shumë normale dhe kjo është dashtë me u bë me rregulloren e re dhe rregullorja e re u ndërrua pas 12 vjetëve , është një çështje normale dhe besoj se ka ndihmu shumë në efikasitetin edhe të deputetëve sepse deputeti brenda javës i ka me dhjeta ligje e me qindra faqe dokumente dhe asistenti mundet me e ndihmu”, ka thënë ai.
I pyetur se çfarë pune do të bëjë konkretisht ky asistent, Batusha ka pohuar se kjo varet prej asaj se si do ta përcaktojë grupi parlamentar ose edhe vet deputeti.
“Punën që do ta bëjnë varet krejt prej grupeve parlamentare se si kanë me i orientu edhe varet prej deputetit”, ka shtuar ai.
Kurse, nuk ka dashur të komentojë deklaratat e partisë së tij në kohën kur ishin në opozitë dhe kundërshtonin në një fare forme praktikat e tilla.
“Kjo nuk mendoj se është lluks, kjo është nevojë për me qenë deputetët më efikas sepse nuk është vendim individual i deputetit por vendim kolektiv që me pas asistent dhe e kanë marrë prej shteteve të rajonit”, ka deklaruar ndër të tjera deputeti Batusha.
Kadrijaj: Punësimi i një asistenti do të ndikojë në performancën e deputetit
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se punësimi i një asistenti për secilin deputet do të ndikojë në performnacën e këtyre të fundit.
“Është përparësi, për neve sepse ju e dini që deputetët se kanë pas asnjë përparësi është dashtë me u marrë me të gjitha punët dhe obligimet, së paku një asistencë sado e vogël do të ndikojë shumë më mirë, do të ndikojë për një performancë më të mirë dhe të një angazhimi më të mirë të deputetit”, ka thënë Kadrijaj për Front Online.
Ajo, ka deklaruar se nuk është e befasuar me këtë vendim pasi që partia në pushtet i ndryshon qëndrimet varësisht prej pozitës se si gjenden.
“Neve nuk ka befasojnë vendimet dhe qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndryshimet që i bëjnë këta. Këta kanë qëndrime të tjera sa janë në opozitë, e të tjera në pozitë”, ka pohuar deputetja Kadrijaj.
Enis Kervan: Vendimi që të kemi asistent personal do të jetë në të mirë të deputetëve
Vendimi për të pasur asistent personal po i pëlqen edhe deputetit të grupit multientik, Enis Kervan.
Ai, thotë për Front Online, se praktika të tilla ka edhe në regjion dhe se kjo do të jetë në të mirë të deputetëve.
“Është një vendim ku të gjithë partitë politike pozitë e opozitë janë pajtuar sepse kjo nuk do me thënë vetëm për mua personalisht por për të gjithë deputetët. Edhe në regjion kemi praktika të tilla dhe besoj se kanë me kontribu shumë deputetëve”, ka thënë ai.
Humolli: Nëse me pyesin nuk do të kem asistent personal, VV s’është ajo që ka qenë
Nëse pyetet se a dëshiron apo jo asistent personal, përgjigja e tij është jo.
Por, nëse kjo bëhet për të gjithë atëherë nuk do të jetë kundër.
Ky është qëndrimi i deputetit të sapo larguar nga Lëvizja Vetëvendosje, Fatmir Humolli.
“Personalisht, po them nëse bëhet për të gjithë do e bëj, pro nëse më pyesin a je për këtë nuk do të jem”, është shprehur ai, për Front Online.
Sipas tij, deri sa grupi parlamentar i ka burimet e të ardhurave prej buxhetit të Kuvendit të Kosovës nuk është nevoja që deputetët të kenë asistentë
Humolli ka hedhur edhe akuza ndaj Qeverisë Kurti, duke thënë se derisa kjo e fundit mendon e deputeti duhet vetëm të votojë e të mos jep ide, atëherë po del kudnër asaj që ka dekalruar e vepruar gjatë fushatës elektorale.
Ai, thotë se me veprimet që është duke i bërë kjo parti nuk po e njeh.
“Në kushtet në të cilat Qeveria e Kosovës nuk e pyet deputetin për asgjë, atëherë nuk e di pse ka nevojë për asistentë. Do të thotë deri tash deputeti në Kuvendin e Kosovës është për të votuar, nuk është për me ofru ide, edhe tash kjo Qeveri po del gjithçka kundër asaj që ka thënë si opozitë, por është edhe kundër asaj që është bërë gjatë fushatë elektorale. Unë nuk po e njoh se kush është sot Vetëvendosja, pra nuk është Vetëvendosja ajo që ka qenë në deklarime e as në veprime”, ka deklaruar Humolli.
Për, këtë çështje Front Online ka pyetur edhe deputetët e dy partive të tjera opozitare LDK dhe PDK por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje e as nuk iu janë përgjigjur thirrjeve telefonike.
As nga organizatat që merren me monitorim të Kuvendit nuk kanë dashur të deklarohen.
Kujtojmë se kjo rregullore, e cila është miratuar muajin e kaluar, ndër të tjera parasheh edhe emërimin e stafit për kryetarët e Komisioneve Parlamentare, si dhe nënkryetarët e Kuvendit.
Po ashtu, secili Grup Parlamentar deri në 10 deputetë ka të drejtë të angazhoj një këshilltar politik, ndërsa Grupet Parlamentare prej 11 deri 20 deputetë kanë të drejtë t’i angazhojnë dy këshilltarë politikë.
Ndërsa, Grupi Parlamentar siç është ai VV-së me mbi 50 deputetë ka të drejtë t’i angazhojë 6 këshilltarë politikë që secili prej tyre do të paguhet mbi një mijë euro.
Në këtë rregullore po ashtu parashihen edhe shtesa ekstra për deputetët dhe stafin mbështetës politik./
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...