Gjykimi për vrasjen e policit në Zllatar, dëshmitari thotë se kishte qenë në ballkon në momentin kur ka ndodhur ngjarja
Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 24 May 2023
Dëshmitari Florent Ahmeti tha se ndodhej në ballkon në momentin kur i akuzuari Fatlum Mehmeti ka shtënë me armë drejt të ndjerit F.H dhe më pas nga dritarja e ka parë të akuzuarin më armë në dorë.
Një deklaratë të tillë, dëshmitari Ahmeti e tha në pyetjen e prokurorit Ilaz Beqiri, gjatë seancës së mërkurë, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Në atë moment, kam qenë jashtë në terasë të vilës me kolegun Artan Morina, muzika ka qenë shumë e lartë mirëpo kam dëgju një krismë që ka ardh nga brenda viles, kur jom kthy e kam parë nga dritarja duke u rrëzu i ndjeri F.H. Unë pastaj hyra brenda, pastaj e kam pa Fatlumin që ka qenë në një gjendje shumë të keqe, ka qenë i shokuar total, e kam ni tu bërtit “kuku çka bana” “kuku çka ndodhi”, deklaroi dëshmitari Ahmeti.
Gjithashtu në pyetjet e prokurorit Beiqri, ai tha se nuk ka pasur asnjë raport të keq në mes të akuzuarit Mehmeti dhe tani të ndjerit F.H, duke shtuar se personalisht ai ka pasur raporte të mira me të dy.
Tutje, ai tha se herën e fundit kur e ka parë të ndjerin, ka qenë i ulur në anën e djathtë nga mesi i ulëseve në sallonin e vilës, ndërsa i akuzuari Mehmeti ka qenë i ulur në të djathtën e të ndjerit, duke shtuar se mes tyre ka qenë një hapësirë.
Ndërkaq, i pyetur nga përfaqësuesi i të dëmtuarës L.H, avokati Besnik Berisha se sa kohë i është dhënë mundësia për tu njoftuar me armën zyrtare të policisë dhe funksionimin e saj gjatë kohës që ishin në Akademi të Policisë, Ahmeti tha se pas tre muajsh.
Në pyetjet e avokati Berisha dëshmitari tha se në akademi gjatë trajnimit si kadet kanë mësuar se të gjitha armët konsiderohen të mbushura si dhe rregullat “mos drejto armën në asgjë që nuk dëshiron ta shkatërrosh”, dhe se duhet ta mbajnë gishtin jashtë këmbëzës gjithmonë përderisa nuk dëshirojnë të qëllojnë.
I pyetur lidhur me hapësirën që ka qenë mes të akuzuarit Mehmeti dhe të ndjerit ai tha se kanë pasur rreth 1.5 deri në 2 metra hapësirë.
Një hapësirë të tillë ai theksoi se e ka vërejtur vetëm gjatë kohës kur ishin duke ngrënë darkë rreth 20 minuta para kohës kur ka ndodhur ngjarja.
Tutje në pyetjet e avokatit Berisha ai po ashtu deklaroi se përveç pijeve të gazuara ka konsumuar një ose dy birra, ndërsa shtoi se nuk i kujtohet se a kanë konsumuar edhe të tjetër që ishin të pranishëm pije alkoolike.
Ai po ashtu tha se gjatë nejës në Zllatar nuk i ka parë armë dikujt tjetër përveç të akuzuarit Mehmeti.
Ndërkaq, avokati Berisha tha se pasi që ka ende pyetje tjera për dëshmitarin Ahmeti, dhe për shkak se temperatura brenda sallës sipas tij janë të larta ka kërkuar që seanca e sotme të përfundojë, ndërsa dëshmitari Ahmeti të ftohet në seancën e radhës.
Kryetari i trupit gjykues Kushtrim Shyti konstatoi se pasi që palët kanë ende pyetje tjera për dëshmitarin Ahmeti seanca e sotme shtyhet për 6 qershor të këtij viti.
Ndryshe, i akuzuari Mehmeti më 14 prill të këtij viti është deklaruar i pafajshëm se nga “dashja eventuale” kishte vrarë policin L.H, në shkurt të 2022-ës, në një organizim shoqëror në Zllatar të Prishtinës.
Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 20 tetor 2022, Fatlum Mehmeti akuzohet se më 18 shkurt 2022, rreth orës 13:45, në sallonin e vilës në fshatin Zllatar të Komunës së Prishtinës, me dashje eventuale ka privuar nga jeta tani të ndjerin, pjesëtarin e Policisë së Kosovës, L.H.
Në këtë aktakuzë thuhet se gjatë një ndeje që ishte organizuar nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës së Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, ku prezent kanë qenë pjesëtarët e PK-së: Florent Ahmeti, Gëzim Tahiri, Ilir Salihu, Bleart Misiri, Elit Thaqi, Enis Imeri, Artan Morina, Astrit Zabërgja, Ron Aliu, Arian Menxhiqi, Adis Berisha, Xhafer Berisha, Valdet Rrahimi dhe Ali Ahmeti, i akuzuari Fatlum Mehmeti i vetëdijshëm që manipulimi me armë paraqet rrezik për rrethin e posaçërisht në hapësira të mbyllura, në prezencën e personave të lartcekur, ka manipuluar me armën zyrtare të tipi “Gllok” 9mm, deri sa ishte i ulur në krevat, ndërsa në anën e majtë të tij, në distancë prej rreth 70-80 cm, ishte i ulur tani i ndjeri L.H dhe përreth kolegët e tij.
Tutje, në aktakuzë thuhet se i akuzuari ka nxjerrë armën nga beli me qëllim që ta vendosë atë në xhaketë, si dhe mundohet që ta heqë karikatorin dhe ta sigurojë armën, mirëpo shkakton një të shtënë nga arma dhe predha e godet tani të ndjerin L.H. në regjionin e krahut të dorës së djathtë, me ç’rast i shkakton plagë vdekjeprurëse.
Andaj, me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje me dashje eventuale” nga neni 172 lidhur me nenin 21 par.3 të Kodit Penal.
Të tjera
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...
-
Rama: Anëtarësimi i Shqipërisë në BE është i panegociueshëm
Anëtarësimi i Shqipëtrisë në BE, është kryefjala e Kryeministrit, Edi Rama në...
-
Osmani me dy vajzat e saja shkon për Krishtlindje në Bondsteel
Presidentja Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se në kampin Bondsteel ka qenë për...
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...