Kurti numëron të arriturat e Qeverisë, thotë se Kosova po qëndron krahas shteteve evropiane
Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 24 May 2023
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në konferencën “Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë”.
Sipas tij, Kosova qëndron krahas shteteve evropiane sa i përket përpilimit e zbatimi të strategjive që synim kanë zhvillimin e ekonomisë së gjelbër.
Kurti shtoi se trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte, në 11 për qind nga Qeveria e tij.
Gjatë gjysmë së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pa barazive sociale dhe ekonomike.
Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis.
“Kosova qëndron krahas shteteve partnere evropiane në përpilimin e zbatimin e strategjive dhe në zhvillimin e miratimin e politikave të cilat në thelb e synojnë tranzicioni e drejt drejtë ekonomisë së gjelbër e të qëndrueshëm. Përmes tyre synojmë të adresoj sfidat mjedisore që krijojnë barazi sociale, zhvillim ekonomik dhe gjithë përfshirje. Koncepti i qëndrueshmëri është më qendër e pothujse të gjitha politikave, strategjive e ligjeve të cilat po i hartojmë e po i miratojmë”.
“Gjatë gjysmë së parë të mandatit të Qeverisë sonë jemi fokusuar në adresimin e pa barazive sociale dhe ekonomike. Përmes politikave gjithëpërfshirëse e skemave për zhvillim në mbështetje sociale të cilat kemi filluar ti aplikojmë do të sigurojmë që grupet e cenueshme, duke përfshirë grupet me të ardhura të ulëta e ato të margjinalizuara të kenë përmasim të dukshëm në mirëqenie, qasje në punësim, arsim e shëndetësi energji e shërbime të tjera”.
“Trajtimi i ujërave të ndotura në nivel vendi është rritur nga një për qind sa ishte kur filluam mandatin, në 11 për qind. Ne jemi të përkushtuar që të avancojmë tutje dhe synimi ynë është që pesë vitet e ardhshme të kemi shtatë kryeqendra me impiante. Kosova megjithëse ende nuk është anëtare e Konventës e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike, çdo ditë e më tepër po e dëshmon vendosmërinë e saj në ndërmarrjet e verimeve për të reduktuar nivelin e ndikimit në mjedis”, tha ai.
Tomás Szunyog, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, tha se janë të përkushtuar që ta ndihmojnë Kosovën që të ketë një të ardhme të qëndrueshme.
“Ne jetojmë në një kohë ku toka po kalon nëpër ndryshime të mëdha. Si për shembull dëmtimi i ujërave dhe ajrit dhe në këtë duhet të punojmë shumë. Dihet të punojmë së bashku që ti minimizojmë aktivitete e njeriut. BE ka njohur rëndësinë e ruajtjes së ambientin dhe ka vendosur qëllime ambicioze”.
“Ne kemi afruar edhe asistencë teknike që të kemi zhvillim të gjelbër që të kemi një të ardhëm të qëndrueshme. Mund të them se ne jemi aktivisht të aktivizuar që të promovojmë energji të ripërtitshem. Dëshirojmë që të ngrem Ballkanin Perëndimor në këtë pozitë dhe politika në të cilat gjendet BE. Së bashku mund të bëjmë një Ballkan më të pasur dhe më të mirë për gjenerata e reja”, tha ai.
Jörn Rode, ambasadori gjerman në Kosovë, përgëzoi Qeverinë e Kosovës për punën që është duke e bërë në këtë drejtim, e që sipas tij, Kosova është duke i’u afruar sa më shumë standardeve të Evropës.
“Partneriteti Gjermanisë dhe Kosovës ka për qëllim trazicioni e neutralitetit të energjisë deri në vitin 2050. Plani nacional i energjisë dhe i klimës është duke u hartuar me shpejtësi, mendoj që jeni ambicioz për këtë dhe ju përgëzoj. Qeveria ka punuar më mënyrë shumë konkrete por edhe sektori privat ka një rol sa i përket energjisë”.
“Mendoj se Kosova po afrohet sa më shumë standardeve të Evropës. Duhet që së bashku të jemi të përkushtuar, bashkëpunimi jonë do të jetë gjithmonë në çdo projekt që përfshinë për ta mbajtur ujin e klimën e Kosovës të pastër”, tha ai.
Drejtori Ekzekutiv i Institutit për Politika Zhvillimore, Burim Ejupi, tha se Qeveria e Kosovës është duke ndjekur rrugën e gjelbër.
“Kur e shohim Kosovën këto 6 vjet, e shohim që ka një progres dhe po e shohim një Kosovë një qeveri që është duke shkuar ka e gjelbërua. Prej perspektivës së shoqërisë civile gjithmonë ne kërkojmë më shumë”, tha ai.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...