Dokumenti i CIA-s 1995: Sali Berisha fliste te amerikanët kundër pavarësisë së Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 23:06 | 23 May 2023
Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka publikuar një dokument të 21 dhjetorit të viti 1995, që zbulon shumë për marrëdhëniet Kosovë – Shqipëri të asaj kohe.
Në këtë dokument thuhet se presidenti shqiptar i atëhershëm, Sali Berisha, nuk e donte pavarësinë e Kosovës.
CIA thotë se më 1995, Berisha në prag të fushatës elektorale i ashpërsoi qëndrimet për çështjet ndëretnike, sipas tyre, duke e përdorur këtë taktikë për të mundur socialistët në zgjedhjet e asaj kohe.
Berisha, thuhet në këtë raport, atë kohë takonte diplomatë amerikanë të cilëve iu fliste kundër pavarësisë së Kosovës.
“Berisha – me shumë gjasa duke njohur pozicionin e dobët negociues të shqiptarëve etnikë – vazhdon të këmbëngulë që Rugova të heqë dorë nga kërkesat për pavarësi dhe u ka thënë diplomatëve amerikanë se ai beson se fillimi i negociatave do ta ndihmojë Rugovën të shmangë presionin nga liderët më aktivistë shqiptarë të Kosovës”, thuhet në dokumentin e CIA-së.
Mes tjerash, sipas CIA-s, Berisha në prag të fushatës më 1995 mund edhe të nxiste konfliktin që ishte evident.
“Një sfidë politike nga socialistët e Shqipërisë – ish-komunistë – në zgjedhjet parlamentare pranverën e ardhshme mund ta bëjë Berishën të ndjekë një linjë më të ashpër për çështjet rajonale etnike shqiptare. Ai gjithashtu mund të përdorë kartën nacionaliste për të marrë mbështetje nga partitë e vogla të djathta”, thuhet në raport.
Në këtë dokument thuhet po ashtu se “presidenti shqiptar Berisha do të luajë një rol udhëheqës në përpjekjet për të balancuar kërkesat për të përmirësuar gjendjen e pakicave të mëdha etnike shqiptare në Serbi dhe Maqedoni me përpjekjet për të nxitur stabilitetin rajonal. Megjithatë, Tirana u ka bërë jehonë kërkesave të shqiptarëve të Kosovës për një fokus ndërkombëtar në Kosovë, duke u thënë diplomatëve amerikanë në fillim të dhjetorit se dështimi për të adresuar problemin e Kosovës do të çonte në një të ardhme të pasigurt në Ballkan”.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...