Lajme

Atiq emëron tre drejtorë – një shqiptare, një boshnjake e një serb

Autori: Gazeta inFokus 19:56 | 23 May 2023

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka emëruar tre drejtorë në kabinetin e tij, ku deri më tani dy prej tyre janë femra e një burrë.

Atiq bëri të ditur se Anesa Çollakoviq është emëruar drejtoresh për Kulturë, Rini dhe Sport.

“Anesa ka përfunduar studimet master në zhvillimin ndërkombëtar në Ohio University në SHBA dhe ka përvojë me organizata ndërkombëtare dhe joqeveritare në fushën e kulturës rinisë dhe sportit”, bëri të ditur Atiq, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

I pari i Mitrovicës së Veriut, si drejtor të Arsimit ka emëruar Vid Janiçijeviq, ku për të tha se “është studiues i historisë dhe arkeologjisë”.

Ndërsa, në pozitën e drejtoreshës për Urbanizëm, Kadastër dhe Gjeodezi, Atiq e ka emëruar Shenaj Llapashticën.

“Shenaji ka studiuar arkitekturë në Mimar Sinan Fine Arts University në Stamboll në Turqi. Shenaj Llapashtica ka përvojë pune shumëvjeçare në drejtorinë e kadastrit dhe urbanizmit”, ka shkruar Atiq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera