Lajme

BE-ja mirëpret vendimin për të trajnuar pilotët ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 16:46 | 23 May 2023

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se vendimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të trajnuar pilotët ukrainas në avionët luftarakë F16 kishte krijuar një vrull që në mënyrë të pashmangshme do t’i sjellë avionët në Ukrainë.

“E dini, është gjithmonë e njëjta gjë: ne diskutojmë, në fillim të gjithë hezitojnë dhe në fund – me Leopardët, me F-16 në fund – vjen vendimi për të ofruar këtë mbështetje ushtarake sepse është absolutisht e nevojshme”, tha Borrell, shkruan Aljazeera, transmeton Klankosova.tv.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, mirëpriti deklarimet e Borrellit teksa tha se vendimi i trajnimit ishte shtytja e nevojshme për t’i vënë avionët në dispozicion të Ukrainës.

-Advertisement-

“Duke shpallur qartë se ata do të fillojnë stërvitjen – ky është një hap i rëndësishëm që pjesërisht do të na mundësojë të dorëzojmë avionë luftarakë në një fazë”, tha Stoltenberg përpara takimit me ministrat e mbrojtjes të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera