Lajme

FMN fillon punën për rishikimin e kredisë për Ukrainën

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 23 May 2023

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka filluar punën për një rishikim të programit të kredisë prej 15.6 miliardë dollarësh, tha ministria e financave e Ukrainës.

Programi katërvjeçar i FMN-së për Ukrainën është pjesë e një pakete globale prej 115 miliardë dollarësh për të mbështetur ekonominë e saj teksa lufta vazhdon.

Ministria tha në një deklaratë se performanca ekonomike e Ukrainës, situata në sektorin e energjisë dhe përpjekjet për të rritur transparencën dhe për të luftuar korrupsionin do të diskutohen gjatë takimeve në Vjenë të Austrisë, , raporton Aljazeera transmeton Klan Kosova.

-Advertisement-

“Ne po punojmë për të krijuar një mekanizëm ndërkombëtar kompensimi në mënyrë që të drejtojmë asetet e konfiskuara ruse drejt rindërtimit të Ukrainës. Llogarisim në mbështetjen e FMN-së në këtë fushë, si dhe në ndihmën e mëtejshme për të konsoliduar mbështetjen financiare nga partnerë nga e gjithë bota”, tha kryeministri Denys Shmyhal në Telegram.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera