Lajme

Kurti pas vizitës së senatorëve armerikanë: E kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me ShBA-të

Autori: Gazeta inFokus 23:19 | 22 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim me senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters.

Takime si këto, sipas kryeministrit Kurti, dëshmojnë se Kosova e ka forcuar partneritetin me ShBA-të, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Në këto dy vite e kemi fuqizuar partneritetin dhe aleancën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke zgjeruar fushat e bashkëpunimit bilateral, sidomos në mbrojtje dhe energji. Vizitat e shpeshta na i konfirmojnë dhe fuqizojnë lidhjet e thella ndërmejt dy vendeve tona”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Në takimin e sotëm u diskutua për raportet me Serbinë dhe rezultatet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, me theks te Marrëveshja Bazike dhe Aneksi i Zbatimit.

Në lidhje me to, Kurti u shpreh se duhet zbatim i tërësishëm, i shpejtë dhe pa kushtëzime, teksa i njoftoi për propozimin e Kosovës, për sa i takon zbatimit të nenit 7 të Marrëveshje Bazike, të inspiruar nga modeli kroat.

Senator Murphy u shpreh se Serbia nuk duhet ta pengojë Kosovën në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare, ndërkaq senatori Peters në takim tha se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për mos-veprimin e saj për sa i përket zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera