Avokatja e Jakup Krasniqit – dëshmitarit 5: Dëshmitë në të kaluarën nuk përshtaten me ato të sotme
Autori: Gazeta inFokus 12:11 | 22 May 2023
Avokatja e Jakup Krasniqit po e vazhdon marrjen në pyetje të dëshmitarit numër pesë në Gjykatën Speciale.
Avokatja e Krasniqit e ka pyetur dëshmitarin lidhur me disa dëshmi që ai i kishte dhënë në të kaluarën, e të cilat në disa pika nuk përshtaten me dëshminë e sotme.
Dëshmitari për këtë ia ka lënë fajin përkthimit, raporton Insajderi.
Biseda e avokatës së Krasniqit me dëshmitarin:
Avokatja: Kur iu tregua ky dokument ju thatë që nuk iu kujtohej sa ka qenë data kur e keni bërë këtë ankesë?
Dëshmitari: Po, nuk më kujtohet data e saktë.
Avokatja: kjo është ankesë që e keni bërë ti personalisht?
Dëshmitari: Nuk dëgjohet.
Avokatja: Ju thoni që numri 1 është marrë nga UÇK-ja nga shtëpia e tij?
Dëshmitari: Nuk është e vërtetë që është marrë në shtëpi, por ka mujt me ndodhë ndonjë gabim te përkthimi.
Avokatja: E konfirmoni që ai nuk është marrë nga shtëpia?
Dëshmitari: Po
Avokatja: Keni dhënë shumë dëshmi ku keni thënë se keni parë katër veta me maska. A ju kujtohet kjo?
Dëshmitari: Me dy jam ballafaquar më shumë. Por nuk jam i sigurt me i cek me numra saktë.
Avokatja: Bazuar në ankesë, ke thënë që ke parë dy të dyshuar që nuk kishin maska?
Dëshmitari: Nuk janë të dyshuar këta. I njoh të dytë.
Avokatja: Këtu thuhet që pas incidentit kam parë dy të dyshuar pa maska. Dua të konfirmoj që nuk keni parë të dyshuarit pa maska?
Dëshmitari: Po.
Avokatja: Ajo që ke thënë në këtë dokument nuk është e saktë?
Dëshmitari: Nuk është i saktë edhe përkthimi.
Avokatja: Më 22 janar 2003 ke dhënë një dëshmi Në këtë intervistë keni përmendur emrat e personave që dyshoni se kanë qenë ekzekutuesit?
Dëshmitari: Po, kam përmendur dy personat që i kam parë. Kurse të tjerët janë që më kanë thënë pastaj. Dy i kam parë personalisht vetë. 12 dhe 13.
Avokatja: A mund të jetë e saktë që ju nuk i keni parë personat me maska që e kanë marrë numrin 1 , por ju kanë thënë fshatarët?
Të tjera
-
Zyrtare: Kurti takohet sot me O’Brien
Është konfirmuar takimi mes ndihmës sekretari i shtetit amerikan për Evropë d...
-
Policia jep detaje se pse ndodhi aksidenti ku humbi jetën 33 vjeçari në rrugën Gjilan – Kamenicë
Policia e Kosovës ka njoftuar se mospërshtatja e shpejtësisë dhe mosrespektim...
-
Shtetasja e Shqipërisë e rrạh kosovaren në Obiliq
Një shtetase e Shqipërisë dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje e ka sulmuar s...
-
Policia e Kosovës fillon trajnimin e gjeneratës së 61-të
Policia e Kosovës, Divizioni i Trajnimeve në Akademinë e Kosovës për Siguri P...
-
AGK-ja themelon Rrjetin e Grave Gazetare të Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka themeluar Rrjetin e Grave Gazetare të ...
-
Lirohet nga paraburgimi njëri nga ish-administratorët e “Albkings”
Gjykata Themelore e Prishtinës ia ka ndërprerë masën e paraburgimit Edin Nevz...
-
Fatos Aliu jep detaje ekskluzive se si ia auluan konkursin për drejtor të bordit të KEK-ut, vetëm për të zgjedhur kryeshef Nagip Krasniqin
Në bazë të rrëfimit të kryeshefit të parë ekzekutiv të Korporatës Energjetike...
-
Kim Jong-Un dërgon forcat ushtarake në Ukrainë, Koreja e Jugut takim urgjent me ambasadorin rus: E dënojmë këtë bashkëpunim të paligjshëm
Koreja e Jugut ka thirrur ambasadorin rus në Seul për të protestuar me termat...
-
Hamza në Podujevë, premton vende pune dhe rritje pagash
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar punëtorinë e r...
-
O’Brien për asociacionin: Hap i rëndësishëm, drafti të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Azi, James O’Brien, në nj...
-
Mori pjesë në rrëṃbiṃiṇ e një personi, arrestohet i dyshuari në Gjilan
Një personë shtë arrestuar në Gjilan pasi që i njëjti ishte i përfshirë në kr...
-
KQZ me njoftim të rëndësishëm për votuesit që regjistrohen jashtë vendit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se të gjithë shtetasit e Kosovës që re...