Lutfi Haziri paralajmëron deshpërim për gjilanasit në javët e ardhshme
Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 20 May 2023
Kryetari i LDK-së dega Gjilan, njëherësh nënkryetar i këtij subjekti në nivel qëndror, Lutfi Haziri, ka thënë se qeveria komunale e udhëhequr nga VV as pas 17 muajsh nuk ka sjell asnjë grant të vetëm për komunitetin.
Haziri në reagimin e tij tha se mashtrimi i madh është lexuar drejt nga qytetarët dhe tash qytetarët po kalojnë në dëshpërimin e madh.
“Javët dhe muajt e ardhshëm do të jenë muajt e dëshpërimit të madh, ngase qeverisja e Gjilanit nuk e ka sjell asnjë grant të vetëm nga ndonjë partner i brendshëm apo i jashtëm, ka 17 muaj që nuk ka asnjë investim të ri kapital dhe të gjitha projektet e mëhershme të sjella në Gjilan po trajtohen si të huaja. Ka vonesa në ndërtimin e magjistraleve duke shkaktuar kokëçarje, bizneset po humbin dhe krejt kjo po bëhet ngase projektet e dikurshme po trajtohen si të huajat” ka thënë Haziri.
Haziri tutje thotë se edhe tregimi i autostradës ka nisur të bëhet si tregimi i Mirushës dhe i Urës së Shenjtë, ngase pas dy vite e gjysmë ajo do të ritenderohet dhe pritet t’i rritet vlera dhe nuk ka dritë në fund të tunelit.
“Gjilani po trajtohet si qytet i huaj e komunitet i përjashtuar, si regjion që nuk është prioritet i kësaj qeverie. Gjilani është kryeqendër arsimore, administrative, politike, ekonomike, e sigurisë, por që tani është në pritje. Po shkohet në hapa mbrapa, po degradohen projektet, projekti Mirusha po degradohet, impianti është bllokuar, nuk ka buxhetim për stadiumin e shumë mangësi të tjera. është fatkeqësi që everisja e tashme po bënë me gisht nga e kaluara, por që në fakt nuk po di dhe po mundohet që mospunën e vet po mundohet ta mbulojë duke bërë me gisht nga e kaluara. Ka ardhur kohe që të bëhemi gardianë të projekteve tona, t’i ruajmë e mos të lejojmë të shkojmë mbrapa dhe ta ruajmë vlerën që e kemi në Gjilan” ka thënë kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri.
Të tjera
-
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ujësjellësin e Prizrenit, informohen për projektet
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanoll...
-
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” feston arritjen e 4 milionë udhëtarëve
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të shënojë nesër një mo...
-
Rasti “Toka” – Gjykata liron nga akuzat Azem Sylën, dënon me burgim e gjobë 9 të akuzuar
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykimin në rastin e njohur si ...
-
Bedri Hamza takon Unionin e Bizneseve Shqiptaro-Gjermane: Bursa e Kosovës mundësi për diasporën dhe investitorët e huaj që të sjellin kapital të ri
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me Uni...
-
“O hajdut”, Erion Veliaj del nga SPAK-u pas pesë orësh intervistim
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur këtë mëngjes në Prokur...
-
Komuna e Graçanicës thotë se i janë arrestuar dy zyrtarë të kadastrit për korrupsion
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit e Policisë së Koso...
-
Ky është shteti që po dyshohet se rrëzoi aeroplanin ku vdiqën mbi 30 persona
Një avion i linjës Azerbaijan Airlines, i cili u rrëzua ditën e Krishtlindjes...
-
Kushtetuesja thotë se shkarkimi i Agron Bekës nga Kuvendi është në përputhje me Ligjin
Gjykata Kushtetuese, ka vendosur se vendimi i 15 dhjetorit të vitit 2023 i Ku...
-
Dështon mbledhja e KQZ’së, shkak mungesa e kuorumit
Ka dështuar mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkak të mungesës...
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës arrin 4 milionë udhëtarë, e quan arritje historike
Të premten në Terminalin e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashar...
-
Policia me detaje të reja për valixhen e dyshimtë në Ferizaj
Sot gjatë ditës në Ferizaj është raportuar për një valixhe të dyshimtë në rru...
-
Mbyllet Qendra e Mjekësisë Familjare në Dardani të Ferizajt, shkak mungesa e rrymës
Qendra e Mjekësisë Familjare në fshatin Dardani të Ferizajt, të enjten është ...