Opozita në Shqipëri, ankimon në KQZ rezultatin për Belshin dhe Rrogozhinën
Autori: Gazeta inFokus 19:02 | 18 May 2023
Koalicioni “Bashkë Fitojmë” përmes një shkresë i është drejtuar sot KQZ-së në Shqipëri, ku pretendohet paligjshmëri për rezultatin e zgjedhjeve për bashkinë e Rrogozhinës dhe të Belshit. Në kërkesë pretendohet se fati i kryetarit të ri në këto 2 bashki, është zgjedhur nga kutia e votimit të burgut.
“Dy raste flagrante në Rrogozhinë dhe Belsh, ku “fati” i kryetarit të bashkisë u zgjodh matematikisht nga kutia e votimit të burgut. Nga informacioni që kemi marrë, në Bashkinë Rrogozhinë diferenca midis kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kandidatit të subjektit PS, ishte në favor të kandidatit tonë me mbi 50 vota deri në momentin kur u hap kutia e fundit, ajo e “burgut”, që rezultoi edhe kutia që i dha fitoren dhe “çliroi” kandidatin e PS-së. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në Bashkinë e Belshit, ku diferenca e kandidatëve ka qenë e tillë sa kutia e burgut, të njohur si Burgu i “Lushnjës” ose Burgu i “Kosovës”, ka bërë diferencën ose ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final për kryetar bashkie në Belsh, në dëm të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, thuhet mes të tjerash në kërkesë.
I njëjti pretendim është dhe për bashkinë e Belshit, ku “diferenca e kandidatëve ka qenë e tillë sa kutia e burgut, të njohur si Burgu i “Lushnjës” ose Burgu i “Kosovës”, ka bërë diferencën ose ka ndikuar drejtpërdrejtë në rezultatin final për kryetar bashkie në Belsh, në dëm të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë””, thuhet mes të tjerash në kërkesë.
Sipas Lapsi.al, për këtë arsye, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i ka kërkuar KQZ-së:
–Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkesë KQZ-së për marrjen e filmimeve të tavolinave në Grupet e Numërimit në KZAZ nr.43 dhe në KZAZ nr.45 për votat e kryetarëve të bashkive Rrogozhinë dhe Belsh.
–Vënien në dispozicion të filmimeve të kamerave të qendrës së votimit të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe Belsh.
–Vënien në dispozicion të vendimeve për lejen e votimit të zgjedhësve të IEVP-ve në Rrogozhinë dhe në Belsh.
Të tjera
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...