Lajme

Dyshime për inskenim aksidentesh

Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 17 May 2023

Në 29 aksidente trafiku brenda dy viteve, është përfshirë një burrë rreth 40 vjeç nga Komuna e Prishtinës. Ai ka kërkuar kompensim në 9 kompani të sigurimeve. Kjo edhe ka bërë që të ngrihen dyshime për inskenim të aksidenteve në trafik, me qëllim të përfitimeve materiale.Nga Byroja Kosovare e Sigurimit thonë se shuma e paguar nga kompanitë e sigurimeve gjatë vitit të kaluar për personat që kanë pësuar lëndime të lehta trupore nga aksidentet në trafik kapin vlerën e mbi 12 milionë e 324 eurove. Por cilët janë shembujt kur një person është përshirë madje edhe në dhjetëra aksidente?
Rasti 1Një person ka paraqitur 16 kërkesa në 7 kompani të sigurimeve për një periudhe 2-vjeçare ku janë të përfshirë 6 persona.
Rasti 2Një person ka paraqitur 18 kërkesa në 8 kompani të sigurimeve për një periudhe 5 vjeçare ku janë të përfshirë 3 persona.
Rasti 3Një person ka paraqitur 20 kërkesa në 8 kompani të sigurimeve për një periudhe 1-vjeçare ku janë të përfshirë 3 persona.
Rasti 4
Një person ka paraqitur 22 kërkesa në 9 kompani të sigurimeve për një periudhe 3-vjeçare ku janë të përfshirë 6 persona.
Rasti 5Një person ka paraqitur 29 kërkesa në 9 kompani të sigurimeve për një periudhe 2-vjeçare ku janë të përfshirë 5 persona.
Rasti 6Një person ka paraqitur 19 kërkesa në 8 kompani të sigurimeve për një periudhe 2-vjeçare ku janë të përfshirë 2 persona.
Policia e Kosovës nuk ka dhënë sqarime për rastet konkrete por ka treguar statistika të përgjithshme të aksidenteve.Nga policia kanë thënë se gjatë tremujorit të parë janë raportuar 3 mijë e 114 persona të lënduar nga aksidentet në trafik, 127 më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Qytetarët që kanë pësuar lëndime të lehta trupore janë referuar për kontrolle mjekësore në Qendrat e Mjekësisë Familjare.“Në qendrën tonë ka raste mirëpo nuk janë raste të shpeshta që kërkojnë ndihmë për aksidente. Kur ka lëndime të lehta trupore, trajtimin e marrin në qendrën tonë, mirëpo nëse kanë lëndime më të rënda thirret urgjenca dhe bëhet transporti për në qendrën emergjente”, ka thënë Ilire Bunjaku, doktoreshë familjare në QKMF.
Nga Byroja e Sigurimeve të Kosovës kanë treguar se kompanitë e sigurimeve kanë paguar mbi 30 milionë e 544 mijë euro për dëmet e shkaktuara në aksidentet në trafik gjatë 2022-s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera