Arian Zeka: Moszgjidhja e problemeve me Serbinë po i kushton Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 21:25 | 16 May 2023
Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se moszgjidhja e problemeve me Serbinë ka ndikim negativ në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
“Kosova perceptohet si vend që ka çështje të pazgjidhura me fqinjët e saj, në këtë rast me Serbinë dhe rrjedhimisht shihet si vend që ofron pasiguri të madhe politike, juridike dhe si vend i cili në aspektin e investimeve prej investitorëve shihet si vend me rrezik të lartë, rrjedhimisht ndodhë kjo që po ndodhë tash e sa vite në vendin tonë ku ne nuk kemi asnjë korporatë serioze që ia mësynë Kosovës” tha Zeka.
Sipas Zekës, Kosova po humbë mundësi të cilat do t’i kishte sikur të kishim raporte normale me Serbinë, derisa raportet me Kosovën nuk kanë ndikim në ekonominë e shtetit serb.
“Kemi dashur të ua bëjmë me dije qytetarëve të vendit dhe atyre që kanë marrë përgjegjësi për udhëheqjen e vendit, domethënë dështojmë në tërheqjen e investimeve të huaja, u humbim kompanive kosovare mundësi për tregti brenda kufijve të Ballkanit Perëndimor”.
“Por edhe probleme të tjera të natyrës së transportit, logjistikës dhe kalimit transit nëpërmjet Serbisë për aq kohë sa nuk e përshpejtojmë normalizimin e raporteve me Serbinë, ne jemi pala që po humbasim, pala tjetër nuk humbet, sepse ka subjekt më të fuqishëm ndërkombëtar, askush nuk ia konteston shtetësinë”, tha Zeka në Rubikon.
Të tjera
-
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka fil...
-
LDK sot mban konferencë për media, s’tregojnë arsyen
Lidhja Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media nga pra...
-
Gjendja në pikat kufitare
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar sapo i ka përditësuar të dhënat për pri...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Ngjarjet e ditës 26 dhjetor 2024: 09:00- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK...
-
Sot ftohtë e me erëra të forta
Reshjet e dëborës pritet të vazhdojnë përgjatë orëve të mëngjesit të ditës së...
-
Pasurimi i familjes Veliaj- Bashkëshortja 617 mijë euro llogari bankare, kompania e vëllait 30 milionë euro të ardhura
Në datën 6 dhjetor 2024, dy oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit u paraqite...
-
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Vetëm një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se grupe terror...
-
Dervishaj: Rritja e investimeve dhe bashkëpunimi me diasporën, prioritet i angazhimit tim si kandidat për deputet
Kandidati për deputet me numër 77 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës...
-
“Knojshim në shëtitore kangë të UÇK-së”, Haradinaj përshkruan takimet me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin
Nasim Haradinaj ka përshkruar takimet me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup ...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe mjaft i ftohtë...
-
Kurti debaton me një mërgimtar që iu ankua për rrymë: S’mund të bëjmë zgjidhje menjëherë, është rritur ngarkesa
Një mërgimtar teksa nuk i kursente duartrokitjet për kryeministrit Albin Kurt...
-
Gucati: Kurti më rrejti në zyrën time, është veteran fals
Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, du...