SHBA: Rusia synon të blejë më shumë dronë nga Irani
Autori: Gazeta inFokus 08:42 | 16 May 2023
Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Rusia po kërkon të blejë dronë të avancuar nga Irani për t’i përdorur në luftën e saj kundër Ukrainës, pasi përdori shumicën e 400 dronëve që kishte blerë më parë nga Teherani.
Administrata e Presidentit Biden vitin e kaluar publikoi imazhet satelitore dhe gjetjet e shërbimeve të zbulimit që tha se tregonin se Irani i kishte shitur Rusisë qindra dronë. Dhe për muaj të tërë, zyrtarët kanë thënë se Shtetet e Bashkuara besonin se Irani po konsideronte t’i shiste qindra raketa balistike Rusisë, por Uashingtoni nuk kishte prova se për këtë ishte arritur një marrëveshje.
“Irani gjithashtu vazhdon t’i ofrojë Rusisë dronë ushtarakë. Që nga gushti, Irani i ka ofruar Rusisë më shumë se 400 dronë, kryesisht të llojit Shahed”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Rusia ka shpenzuar shumicën e këtyre dronëve për të sulmuar infrastrukturën kritike të Ukrainës. Duke i ofruar Rusisë këta dronë, Irani ka ndihmuar drejtpërdrejt agresionin e Rusisë në Ukrainë”, u tha Kirby gazetarëve.
Dronët Shahed që Rusia tashmë i ka blerë janë të mbushur me eksplozivë dhe janë të programuar të fluturojnë lart derisa të arrijnë objektivin e tyre.
Zoti Kirby tha se rusët tani synojnë të blejnë dronë edhe më të avancuar dhe “shumë më vdekjeprurës”.
Njoftimi i fundit është pjesë e publikimit të vazhdueshm të gjetjeve të agjencive të zbulimit nga administrata e Presidentit Biden për të detajuar atë që zyrtarët amerikanë thonë se është një partneritet i thelluar i mbrojtjes midis Rusisë dhe Iranit.
Zyrtarët amerikanë thonë se Irani i ka ofruar Rusisë gjithashtu armë artilerie dhe municion tankesh për luftën e saj kundër Ukrainës.
Ndërkohë, zyra e kryeministrit britanik Rishi Sunak njoftoi të hënën se po i dërgonte Ukrainës qindra raketa të tjera të mbrojtjes ajrore, si dhe “dronë me rreze të gjatë veprimi” që mund të arrijnë objektiva në një distancë prej më shumë se 200 kilometrash. Njoftimi erdhi pasi presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy vizitoi Britaninë dhe i bëri thirrje pa sukses kryeministrit Sunak që Londra të furnizonte Ukrainën me avionë luftarakë ndërsa Kievi po përgatitet për një ofensivë pranverore për të rimarrë territoret e pushtuara nga Rusia.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...