Rita Ora tregon barkun e tonifikuar rrugëve të Sydneyt pasi kryen palestrën me motrën e saj Elena
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 15 May 2023
Rita Ora shijoi një stërvitje në mëngjes në Sydney të hënën përpara detyrave të saj në spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.
Ylli shqiptaro-britanik i muzikës pop, 32 vjeçe, ishte e gjitha e buzëqeshur teksa u largua nga seanca e djersitjes e shoqëruar nga motra e saj Elena, e cila vepron edhe si menaxhere e saj, shkruan DailyMail.
Interpretuesja e hitit “Let You Love Me” tregoi fizikun e saj të tonifikuar atë ditë e veshur me një bluzë të zezë me monogram dhe geta sportive që shfaqnin figurën e saj mahnitëse trupore.
Rita, e cila është trajnerë në “The Voice Australia”, dukej në gjendje të mirë teksa vuri në pah barkun e saj të tonifikuar gjatë rrugës.
Këngëtarja e martuar së fundmi zgjodhi t’i lidhë flokët e saj bionde në një topuz për atë pamje dhe mbajti një profil të ulët me syze dielli të errëta.
Rita së fundmi mbërriti në Sydney me bashkëshortin e saj me origjinë nga Zelanda e Re, Taika Waititi.
Çifti u martuan gjatë verës, me Ritën që zbuloi se nuk donte ndonjë ‘vëmendje të veçantë’ atë ditë.
Ajo tha së fundmi në një intervistë për revistën Glamour: “Disa femrave u pëlqen të ndiejnë atë vëmendje vërtetë të veçantë atë ditë. Dhe të gjithë janë të ndryshëm. Dhe për mua – mendoj se me punën time, është e gjitha… është shumë e drejtuar nga vëmendja – doja ta mbaja ceremoninë private sepse jeta ime dhe karriera ime nuk janë të tilla”.
Ceremonia e minutës së fundit ishte planifikuar për vetëm dy ditë dhe të ftuarit e vetëm që morën pjesë personalisht ishin dy vajzat e Taikas nga martesa e tij e parë dhe motra e Ritës, Elena.Çifti ishte nën presion për të gjetur një datë midis orareve të tyre të ngjeshura të punës, me Ritën që shpjegoi: “Ishte ose atëherë ose na duhej të prisnim për shekuj. Nuk doja ta bëja pa fëmijët e mi atje. Pra, ne sapo e kuptuam dhe e bëmë. Dhe ishte perfektë”.
Këngëtarja konfirmoi në janar se ajo dhe regjisori Taika ishin kurorëzuar zyrtarisht.Duke folur në një intervistë për Heart Radio Breakfast në atë kohë, ajo tha: “Po [jam e martuar]. Unë jam zyrtarisht jashtë tregut të beqarëve”.
“Zgjodha ta mbaja më private dhe ta mbaja më shumë për vete, por me klipin tim të ri [You Only Love Me] po aktroj në atë që mund të ishte [dasma ime]”, tha Rita Ora.
Duke folur për ditën e madhe, Rita tha: “Ishte perfekte. Ishte pikërisht ashtu siç doja. Ishte e bukur dhe perfekte. Është mirë t’i mbaj disa gjëra vetëm për vete, ndonjëherë ka qenë e këndshme dhe e ëmbël”.“Më falni që nuk ishte aq interesante. Një ditë do të bëj një dasmë të madhe”, tha 32-vjeçarja.
Duke folur për ndryshimin e mundshëm të emrit ajo pranoi: “Patjetër që kam menduar të marr mbiemrin e tij, por kam punuar shumë për këtë mbiemër Ora. Nuk e di… Nuk kam vendosur ende”.
Rita ndodhet në Australi për spektaklin e talenteve “The Voice Australia”.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Në fund të javës së ardhshme pritet që të përcaktohet agjenda e Komitetit të ...
-
Ngjarjet e datës 4 maj
Në vigjilje të shënimit të 25-vjetorit të çlirimit të Komunës së Gjakovës org...
-
Investimi në kriptovaluta, qytetarë të shumtë po bien pre e mashtrimeve
Interesimi i qytetarëve për të investuar në kriptovaluta vazhdon të jetë i ma...
-
4 Maj, Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve
Të shtunën e 4 majit ashtu si në mbarë botën edhe në Kosovë festohet Dita Ndë...
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...