Lajme

Hovenier ia ripërsërit Kurtit: Duhet formimi i Asociacionit, Kosova të lëvizë përpara

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 12 May 2023

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka përmendur edhe një herë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet formuar.

Ai këtë e ka thënë edhe në takimin që ka pasur me kryeministrin Albin Kurti bashkë me Samantha Power, administratoren e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

“Përsëritëm rëndësinë e zbatimit të plotë të të gjitha marrëveshjeve nga dialogu, përfshirë atë për formimin e Asociacionit”, është shprehur Hovenier.“Të inkurajuar për ta parë Kosovës teksa vazhdon lëvizjen përpara, në veçanti në luftën kundër korrupsionit dhe sundimit të rendit dhe ligjit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera