Hoti rikthen Kurtin e arkivave me kushte për Serbinë: Ja njeriu i fjalës, dëgjojeni!
Autori: Gazeta inFokus 15:37 | 11 May 2023
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një fjalim të mëhershëm të liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku flet për pesë kushtet për Serbinë sa i përket dialogut.
Kurti në këtë fjalim dëgjohet teksa numëron pesë kushte pa plotësimin e të cilave thotë se Kosova jo që s’duhet të komunikojë por as të dialogojë e negociojë me Serbinë.
Në këto kushte, Kurti ka përmendur largimin e Kosovës nga Kushtetuta, kthimin e të pagjeturve dhe kërkimfaljen, dorëzimin e kriminelëve që kanë kryer krime në Kosovë, ndalimin e shtypjes së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kushti i fundit që ndërlidhet me zhdëmtimin për dëmet e luftës.
“Kushti i parë, juridik edhe legal, Serbia duhet me e ndryshu kushtetutën e saj dhe me e pranu pavarësinë e Kosovës. Kushti i dytë, humanitar dhe moral, Serbia duhet me i kthy të pagjeturit dhe me na kërku falje për krmet e kryera. Kushti i tretë, me na i dorëzu ata kriminel që i kanë bërë vrasjet, dhunimet dhe torturat në Kosovës. Kushti i katërt, është kushti politik. Serbia duhet me pushu me shtypjen dhe diskriminim të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe kushti i pestë është kushti i zhdëmtimit. Pa plotësimin e këtyre kushteve, ne nuk kemi pse të komunikojmë se lërë më të dialogojmë e të negociojmë me Serbinë”, kishte thënë Kurti.
Hoti me ironi ka shkruar për Kurtin “Ja njeriu i fjalës. Dëgjojeni!”
Kryeministri Albin Kurti e ka vazhduar procesin e dialogut me Serbinë edhe përkundër faktit se s’janë plotësuar asnjë prej kushteve që në vazhdimësi ka numëruar, të njëjta siç i liston edhe në video.
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...