Kosova ka ende punë për të bërë drejt integrimit evropian
Autori: Gazeta inFokus 07:37 | 11 May 2023
Liberalizimi i vizave si dhe pranimi i aplikimit për anëtarësim në Këshill të Evropës po shihen si dy nga hapat e Kosovës drejt integrimit evropian.
Lëvizja Vetëvendosje, vlerëson se Kosova është në rrugë të duhur drejt integrimit evropian dhe se puna në këtë drejtim nuk duhet të ndalet.
”Tash 7 vjet pas të fillimit të fazës të zbatimit të MSA-së Kosova shënon progres në këtë drejtim por ende ka punë. Mendoj që si institucione e kemi për obligim që edhe me shumë t’i pervishemi punës… Qëndron mirë(në rrugën drejt integrimit) sepse vit pas viti janë bërë raportime është vlerësuar se shkalla e realizimit të masave varion në disa …jemi në rrugën e mbarë por duhet pasur parasysh që na duhet një sforcim i përpjekjeve tona….”, ka thënë Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje për RTV21.
Por ndryshe mendon opozita. Deputeti i partisë më të madhe opozitare, PDK-së, Elmi Reçica, ka thënë se Qeveria po bënë hapa të ngadaltë dhe jo të duhur drejt integrimit evropian.
“Kosova ende është larg integrimit evropian është e vërtetë që procesi për liberalizim ka përfunduar mirëpo gabim është mendu që vetëm procesi i liberalizmit është në agjendën evropiane ne kemi një rrugë të gjatë për ta bërë dhe normal që duke pasur parasysh ngathtësinë e kësaj qeverie që po mirret dhe çështje dhe prb që po e pengojnë haperimin unë konsideroj që ka hapa të ngadaltë dhe jo të duhur për integrim të Kosovës në BE”, ka thënë Reçica.
Kryetarja e Komisionit parlamentar të Integrimit Evropian nga radhët e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se qeveria duhet ta shumëfishojë punën e saj deri në anëtarësimin e Kosovës në BE.
“Ne kemi parë që të gjitha proceset integruese janë të lidhura me procesin e dialogut fatmirësisht procesi i vizave ka përfundu kanë pasur merita të gjitha qeveritë. Edhe për Këshill të Evropës, por qeveria s’duhet të ndalet duhet ta trefishojë punën që në vitin tjetër të pranohet aplikacioni për statusin e vendit kandidat. Nuk muj me thanë që qëndron edhe mirë sepse kemi parë që s’kemi njohje as anëtarësim në organizata ndërkombëtare pra sa i përket kësaj qeverie kemi vetëm regres të Kosovës në politiken e jashtme mirëpo fatmirësisht është pranu marrëveshja në Ohër dhe kaluan këto procese janë zingjir”, ka thënë Krasniqi.
Pas një dekade përpjekjeje, Kosova gjatë këtij viti përmbylli procesin e liberalizimit të vizave. Po në këtë vit u pranua edhe aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, derisa aplikimi për anëtarësim në BE vazhdon të qëndroj në sirtarë të presidencës së BE-së.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...