Hoxhaj për Borrellin dhe Lajçakun: Të pafuqishëm, nuk kam parë si ata
Autori: Gazeta inFokus 22:10 | 10 May 2023
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin për dialogun me Serbinë, Miroslav Lajçak.
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës tha se që 20 vite karrierë, nuk ka parë si ata. Kjo sipas Hoxhaj, tregon se sa të pafuqishëm janë të dy zyrtarët e BE-së.
“Fakti që Borrelli dhe Lajçaku nuk ishin në gjendje t’i bindin vendet e tyre që ta japin një votë për ta vendosur Kosovën në rend të ditës në Këshill të Evropës tregon se sa të pafuqishëm janë ndërmjetësit evropian të cilët po ashtu në karrierën time 20-vjeçare nuk kam parë të tillë”, tha ai për Tëvë1, raporton Paparaci.
Hoxhaj tha se partnerët ndërkombëtar duhet të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
“Partnerët ndërkombëtar duhet të jenë serioz edhe pas marrëveshje së Ohrit. Nëse kanë qenë serioz dhe vinin disa emisarë në Prishtinë dhe thonin ky është propozimi franko-gjerman, me mbështetje ndërkombëtare dhe nëse pas kësaj marrëveshje Serbia sillet njëjtë me Kosovën në arenën ndërkombëtare sikur mos të kishte ndodhur një marrëveshje, mendoj se parterëve u takon të jenë më serioz në zbatimin e marrëveshjes…. Nuk po shoh deri tash vendosmëri as të Kurtit të Vuçiqit jo se jo, por as të partnerëve tanë që këtë marrëveshje ta shndërrojnë në realitet”.
Të tjera
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...