Lajme

Juria e deklaron abuzues seksual ndaj Jean Carroll, reagon Donald Trump: Një turp total, gjueti shtrigash

Autori: Gazeta inFokus 07:48 | 10 May 2023

Ish-presidenti Donald Trump e quajti verdiktin e jurisë një “turp total” dhe tha se ishte një “vazhdim i gjuetisë më të madhe të shtrigave të të gjitha kohërave”, në një postim në Truth Social .

Ai vazhdoi të pretendonte se nuk e dinte se kush ishte E. Jean Carroll në post.

“ASNJË ASNJË ASNJË IDE SE KUSH ESHTE KJO GRUA. KY VERDIKT ËSHTË NJË TURP – VAZHDIM I GJUETISË SË SHTRIGAVE MË TË MADHE TË TË GJITHA KOHËRAVE”, shkruan Trump.

-Advertisement-

Zëdhënësi i tij Steven Cheung i bëri jehonë Trump në një deklaratë duke e quajtur rastin “fals”.

Juria e Madhe dha vendimin se ish-presidenti amerikan, Donald Trump e ka abuzuar seksualisht shkrimtaren, E.Jean Carroll, në vitet 1990 dhe më pas ka shpifur duke e quajtur gënjeshtare.

Ndonëse gjetjet për abuzim seksual kanë qenë të mjaftueshme, juria nuk ka deklaruar që Trump e ka dhunuar atë.

Carroll, 79-vjeçare, ka dëshmuar gjatë gjyqit civil se Trump, 76-vjeçar, e ka dhunuar në një dyqan në Manhatan më 1995 ose 1996, më pas ia ka prishur reputacionin duke shkruar në rrjetin e tij social, Truth Social, në tetor të vitit 2022, se pretendimet e shkrimtares janë gënjeshtra.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera