Familjarët protestojnë para Parlamentit Evropian, trupi i Sajmir Sulës u erdhi pa zemër
Autori: Gazeta inFokus 12:42 | 09 May 2023
Familjarët e Sajmir Sulës kanë zhvilluar një protestë para Parlamentit Evropian, në Bruksel të Belgjikës. Familjarët e të riut që ndërroi jetë në një spital në Barcelonë dhe u soll pa zemër në Shqipëri, kërkojnë hetimin e çështjes dhe zbardhjen e së vërtetës.
Ata kërkojnë testin e ADN-së për të vërtetuar se zemra që iu është dhënë, nuk është e Sajmir Sulës.
Siç shkruan Gjatë protestës së mbajtur ditën e hënë, e motra dëgjohet teksa thërriste se nuk ka asnjë përgjigje nga drejtësia edhe pse kanë kaluar 3 vite nga kjo ngjarje. Sakaq, ajo ka kërkuar takim edhe me deputetët e Spanjës, por edhe të kryeministrit Rama për zbardhjen e ngjarjes.
”Arsyeja pse jemi këtu pas 3 muajsh është se kërkojmë të drejtat e njeriut. Ne kërkojmë që të ulemi për të flasim për të drejtat e njeriut të një shqiptari që i është zhdukur zemra. Në 3 vite nuk është bërë asnjë investigim. Kemi të drejtën të dimë se ku është zemra e tij. Nëna e tij, motrat, familjarët duan të dinë ku është zemra e këtij djali shqiptar në një spital publik në Katalonja. Ne kërkojmë të ulemi dhe të flasim për trafikun e organeve të djalit shqiptar. I kemi kërkuar Ramës dhe ministrit të drejtësisë shqiptare Ulsi Manja. Po presim prej gati 3 vitesh”.
”Edi Rama heshtja jote do të thotë shumë. Pedro Sanchez heshtja juaj do të thotë shumë. Zoti Rama ne po presim për lajmin tuaj të rremë se institucionet do sjellin zemrën që t’i bëhet ADN-ja. Pse duhet të presim kaq shumë?! Zoti Rama, na thanë që do të sillni zemrën në Shqipëri për ADN. Kanë kaluar 3 muaj dhe asgjë nuk ka ndodhir. Zoti Ulsi Manja po ju kërkojmë të sillni zemrën në Shqipëri dhe t’i bëhet ADN që është një provë legjitime nëse kjo zemër i përket Saimirit apo jo. Ne duam të gjithë truprojat e spitali në burg, duam të dimë kush është përgjegjësi për këtë ngjarje”, tha ajo, përcjell klankosova.tv.
Motra ka kërkuar vendosje pas hekurave të rojeve dhe ekipit të sigurisë së spitalit ku u prit Saimir Sula, duke i akuzuar për përfshirjen e tyre në këtë ngjarje.
Të tjera
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...