Lajme

Hoti kritikon qeverinë për Fondin Sovran: Këta majtistë po duan sistem ekonomik me elemente komunizmi

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 08 May 2023

Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se me realizimin e Fondit Sovran, ekonomia e Kosovës po shkon drejt modelit të komanduar, që sipas tij, tashmë ka dështuar.

Ai ka thënë se me vendimet e fundit, Qeveria e Kosovës po dëshmon që është komuniste.

Ai ka shkruar:

-Advertisement-

Projekligji per themelimin e Fondit Sovran paraqet hap konkret drejt vendosjes të ekonomisë së komanduar, i cili sistem ka dështuar.

Më në fund, këta majtistë po e marrin guximin të tregojnë se për çfarë sistemi ekonomik janë — këta janë për ekonomi të komanduar me elemente komunizmi.

Vendimet e dy viteve të kaluara janë tipike të sistemeve komuniste:

– ulja e pagave,

– ligji për çmimet maksimale,

– vendimi për caktimin e marzhave të fitimit,

– tendenca për shtetëzim të Odës Ekonomike,

– marrja e të hyrave vetanake të komunave e kështu me radhë.

Të gjitha këto janë veprime që e karakterizojnë sistemin komunist.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera