Lajme

Kurti: Sot kujtojmë djemtë dhe vajzat që luftuan në betejën e Çabratit

Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 07 May 2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 24-vjetorin e Epopesë së Çabratit të Gjakovës.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, tha se sot kujtohen djemtë e vajzat që luftuan në këtë betejë, si dhe sakrifica e madhe e tyre për çlirimin e vendit.

“Mëngjesin e 7 majit të vitit 1999, Çabrati i Gjakovës agoi nën rrethimin e forcave të shumta të Serbisë… Sot kujtojmë djemtë dhe vajzat që luftuan në betejën e Çabratit. Kujtojmë çdo ditë sakrificat e mëdha për çlirim”, ka shkruar Kurti në Facebook.

-Advertisement-

Kurti kujtoi se në mbrojtje të civilëve doli Brigada 137 “Gjakova”, ku luftimet e ashpra mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe vazhduan deri më 11 maj.

“Në këto ditë maji të vitit 1999, në Çabrat e në rrethinat e qytetit, ranë 26 dëshmorë e më shumë se 100 martirë. Mbi 350 civilë të moshave të ndryshme u rrëmbyen me dhunë. Shumë prej tyre u mbajtën peng në burgje të ndryshme”, ka shtuar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera