Lajme

Murati i përgjigjet Haradinajt për “luksin pushtetar”: Shpenzimet janë përgjysmuar

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 04 May 2023

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se shpenzimet për mëditjet dhe udhëtimet zyrtare janë përgjysmuar.

Kjo deklaratë e ministrit Murati vije pasi ishte kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se gjatë kësaj kohe është rritur luksi pushtetar. Lidhur me këtë, ministri Murati ka thënë se tashmë ka një mirëklasifikim të keqklasifikimeve të mëhershme.

“Sa i përket shpenzimeve për mëditjet apo udhëtimet zyrtare janë përgjysmuar kur krahasojmë me vitet jopandemike, normal kur krahasohet me një vit pandemik kur ka qenë gjithçka e mbyllur e s’ka pasur asnjë udhëtim normal që mund të dalë dalliem, mirëpo nëse i krahasojmë me vitet normale, ka së paku përgjysmim. Arsyjet pse janë rritur shpenzimet te kategoria mallra dhe shërbime ka të bëjë kryesisht me rritjen e shpenzimit për barnat esenciale që për vitin aktual është 60 milionë euro, ka të bëjë me rritjen e shpenzimit për rezervën shtetërore që vitin e kaluar ka qenë 10 milionë euro, sivjet është 15, kurse në të kaluarën ka qenë 300 mijë. Ka mirëklasifikim të keqklasifikimeve të mëhershme, për shembull shpenzimet të mirëmbajtjes kanë qenë shpenzime kapitale, sivjet kanë kaluar si shpenzime të mallrave dhe shërbimeve si dhe ka edhe normalisht shpenzime për çështje të sigurisë siç është municioni, pasije dhe furnizime të tjera”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Krahas kësaj, Haradinaj kërkoi që Qeveria t’i rrisë pagat, pasi sipas tij, nëse Qeveria vazhdon me këtë trend të pagave, do të ketë ikje të shumë profesionistëve nga sektori publik e privat. Lidhur me këtë, Murati ka thënë se pritet që vitin e ardhshëm të rritet koeficienti në 110.

“Sa i përket çështjes së pagave, inflacioni vitin e kaluar ka qenë 11.6 për qind dhe jemi me vendin më të ulët të inflacionit, përjashto Shqipërinë, kurse buxheti për paga ka rritje në nivelin prej 16 përqind dhe është paraparë që edhe vitin e ardhshëm të rritet koeficienti në 110”, ka deklaruar ai.

Haradinaj kërkon nga qeveria rritjen e pagave në sektorin publik

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera